• Shqip

Kuvendet Komunale & përfaqësimi gjinor

15.11.2017

Kjo infografikë tregon trendet e përfaqësimit gjinor dhe moshës mesatare të anëtarëve të kuvendeve komunale në shtatë komunat më të mëdha të Kosovës. Në krahasim me kuvendet komunale të dala nga zgjedhjet lokale të vitit 2013, ku në total në këto shtatë komuna ishin të zgjedhura 93 gra si anëtare të kuvendeve komunale, ndërsa në zgjedhjet lokale të vitit 2017 janë zgjedhur 101 gra si anëtare të kuvendeve komunale, duke shënuar një rrije të lehtë sa i përket përfaqësimit gjinor.

Gjithashtu në komunat Prishtinë, Prizren, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj dhe Gjakovë, ka trend të uljes së moshës mesatare të anëtareve të kuvendeve komunale. Derisa në vitin 2013 mosha mesatare e anëtarëve të kuvendeve komunale në këto shtatë komuna ishte 43.2 vjet, në vitin 2017 mosha mesatare është 40.2 vjet, duke shënuar një përmirësim të lehtë. Komuna e Gjakovës ka shënuar më së shumti ulje të moshës mesatare të anëtarëve të kuvendit komunal me 39.4 vjet në krahasim me vitin 2013 ku mosha mesatare e anëtareve të kuvendeve komunale ishte 46.1 vjet.

“Ky projekt u financua përmes grantit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë. Mendimet, përfundimet dhe konkludimet apo rekomandimet e shprehura këtu janë të Autorit(ëve) dhe jo medoemos pasqyrojnë qëndrimet e Departamentit të Shtetit.”  

Të tjerat

Pjesëmarrja totale nëpër aktivitete

Jo-aktiviteti i grave në treg të punës

Rritja e Turizmit në Kosovën perëndimore