Krahasimi i qeverive të rajonit

11.09.2017

Kjo infografikë tregon madhësinë e qeverive të rajonit, duke e krahasuar me atë të Kosovës. Republika e Kosovës prinë në vendet e rajonit me numër të ministrive, me 20 ministri plus një pa portofol, gjithashtu prinë me numrin e zëvendëskryeministrave me pesë të tillë.

Në vitin 2016 në kategorinë paga dhe mëditje në total të gjitha ministritë kishin shpenzuar më shumë se 225 milionë euro, duke qenë një barrë jashtëzakonisht e madhe për buxhetin e shtetit.

Ndarja e pushtetit në mes subjekteve politike dhe koalicioneve për të udhëhequr me shtetin, ka bërë që në mënyrë graduale të rritet numri i ministrive nga mandati në mandat, duke krijuar dikastere qeveritare të panevojshme. Sa kaq edhe në proporcion me numër të banorëve Kosova renditet menjëherë pas Malit të Zi, ndërsa në raport me Maqedoninë që ka përafërsisht numër të njëjtë të banorëve, ka konsiderueshëm numër më të madh të ministrive.

Shkurtimi i ministrive, ristrukturimi dhe riorganizimi i disa ministrive, është i domosdoshëm duke lehtësuar buxhetin e shtetit dhe kursyer paranë publike.

Me gjithë promovimet e përfshirjes së gruas nga liderët e partive politike, rezultatet janë minimale dhe të papërfillshme. Qeveria e Republikës së Kosovës qëndron prapa qeverive të rajonit edhe më përfshirjen e grave në qeveri, me vetëm dy gra të emëruara si ministre. Në krahasim me Shqipërinë e cila ka në përbërjen e qeverisë 10 gra ministre dhe një zv. kryeministre, Kosova qëndron dukshëm prapa.

(Të dhënat për Shqipërinë janë paraqitur duke marrë për bazë modelin e qeverisë së kaluar)

Të tjerat

Asambleistët/et e zgjedhur/a në zgjedhjet lokale 2013

Ankesat dhe Gjobat ndaj subjekteve politike nga PZAP

Organizatat Kombëtare të Turizmit (OKT)