Cilat janë arsyet kryesore pse njerëzit në Kosovë nuk kanë vende pune?

26.11.2018

Për të trajtuar këtë temë, Institutit Demokraci për Zhvillim (D4D) ka realizuar një sondazh në shtator 2018. Mostra prej 1066 të anketuarëve është zgjedhur me metodën sistematike të rastësisë ku 49,9% janë burra ndërsa 50,1% janë gra.

Në lidhje me këtë, hulumtimi ka nxjerr se 30.1 për qind e të gjithë të anketuarve e shohin nepotizmin dhe familjarizimin si arsye kryesore se pse nuk kanë një vend punë. Brenda kësaj përqindje, 76.6 për qind i takojnë grup moshave prej 35-44 vjeçare. 25.5 për qind e të anketuarve mendojnë se punësimi mbi baza të përkatësisë partiake, është arsyeja kryesore, për mungesën e vendeve të punës.

Nga hulumtimi ka dal se 14.5 për qind e të anketuarve mendojnë se mungesa e vendeve të lira të punës për profesione të caktuar, është arsyeja pse njerëzit në Kosovë nuk kanë vende punë. Grup mosha 18-24 vjeç e përbejnë 39.2 për qind të kësaj përqindje. Shkollimi, është një arsye tjetër pse njerëzit mendojnë që në Kosovë nuk kanë vende pune. 11.9  për qind e të anketuarve mendojnë se shkolla nuk i ofron aftësitë e nevojshme për tregun e punës. Në kuadër të kësaj përqindje 32.6 për qind i takojnë grup moshave 18-24 vjec dhe 31.5 për qind grup moshave 25-34 për qind.

Diskriminimi mbi baza gjinore, me 7.1 për qind dhe diskriminimi në baza etnike me 2.1 për qind, nga të anketuarit janë parë si arsye kryesore pse njerëzit në Kosovë nuk kanë vende pune.

Të tjerat

Përceptimi qytetarë për punën e kryetarëve të komunave

Leja prindërore: Sa përfitojnë familjet nga modelet e ndryshme?

Kur keni vendosur se për kë do të votoni?