Asambleistët/et e zgjedhur/a në zgjedhjet lokale 2013

25.08.2017

Një prej roleve shumë të rëndësishme në qeverisjen lokale është funksioni i asambleistëve/eve, të cilët/at përfaqësojnë interesat e qytetarëve dhe grupeve të interesit dhe i shtyjnë ato në kuvendet komunale.

Në këtë infografikë janë përzgjedhur pesë komuna (Prishtina, Prizreni, Peja, Mitrovica dhe Gjilani), duke paraqitur moshën mesatare të asambleistëve/eve të zgjedhur/a në zgjedhjet lokale të vitit 2013 si dhe përfaqësimin gjinor. Mosha mesatare e asambleistëve/eve të zgjedhur/a në këto pesë komuna është 42.7 vjet, ndërsa në po këto pesë komuna asembleistet gra të zgjedhura përbëjnë 34%, përkatësisht 67 gra dhe 129 burra.

Rezultatet nga kjo infografikë tregojnë për një trend shumë të ulët të përfaqësimit të të rinjëve si asambleist/e në legjislaturat komunale të dalura nga zgjedhjet lokale të vitit 2013.

Të tjerat

Projektligji për riprodhim të asistuar-IVF

Narrativat në Gjuhën Serbe për Muajin Nëntor 2023

Pezullimi i Vizave