Ankesat dhe Gjobat ndaj subjekteve politike nga PZAP

09.08.2017

Kjo infografikë paraqet ecurinë dhe natyrën e ankesave të parashtruara tek Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), në të gjitha fazat e procesit zgjedhor.

Krahasuar me zgjedhjet parlamentare të vitit 2014, në zgjedhjet e 11 qershorit 2017 vërehet rritje e numrit të ankesave të parashtruara në PZAP.

Në zgjedhjet e vitit 2014 tek PZAP ishin parashtruar 341 ankesa, ndërsa në zgjedhjet e 11 qershorit 2017 janë parashtruar 421 ankesa.

Trend në rritje në zgjedhjet e 2017 është edhe shuma e gjobave të shqiptuara ndaj subjekteve politike, gjithsej 348,900 euro, në krahasim me zgjedhjet e vitit 2014, ku shuma e gjobave të shqiptuara ndaj subjekteve politike ishte 86,700 euro.

Nga gjithsej 421 ankesa të parashtruara tek PZAP, 154 ankesa janë parashtruar nga organizatat e shoqërisë civile.

 

Të tjerat

Modeli i lejës prindërore

Pjesëmarrja totale nëpër aktivitete

Jo-aktiviteti i grave në treg të punës