• Shqip

Ne sot dhe para 30 viteve

13.12.2016 Xhangyle Iljazi

Relacionet ndërmejt shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë kanë ndryshuar shumë gjatë këtyre viteve. Përpara 30 viteve në një sistem socialist këto dy komunitetet komunikoni ndërmjet vete më shumë sesa tani në sistem demokratik. Ku përpara ata mësonin në shkolla të njëjta dhe gjuhën e njëri tjetrit kjo sot nuk është më prezentë. Gjithmonë tregohet për organizimet e përbashkëta kulturore siç janë Karnavalet që mbaheshin në qytetin e Mitrovicës me nxënësit serb e shqiptar, për Xhaz festivalet dhe bendet muzikore që ishin të përziera. Të gjithë janë krenarë që kishin përjetuar dhe ishin pjesë e Mitrovicës se asaj kohe, por se gjithmonë do të mbahen mend edhe ngjarjet që lënë hijen e keqe Mitrovicës se dikurshme për të ardhur tek periudha kur ka filluar të ndryshojë dhe gradualisht ndarja e shoqërisë, kur nga ballkonet e ndërtesave njerëzit panë dhe përjetuan edhe protestat e organizuara ne vitet e 90-ta. Sot kemi demokraci por shoqëria jonë nuk ka një jetë të përbashkët shoqërore dhe kulturore. Para 30 viteve komunitetet në Kosovë mësonin gjuhën e njëri tjetrit, ku serbët mësonin gjuhën shqipe ndërsa shqiptarët mësonin gjuhen serbe. Gjithmonë është ajo pyetje se pse edhe pas luftës shqiptarët dhe serbët nuk ditën ta ruajnë atë “vend te bukur”?

Të rinjët e sotëm duhet të lexojnë dhe ta arsimojnë veten, duhet të kujtojnë dhe mësojnë nga njëri tjetri, duhet të janë gati të japin dhe kur janë gati të japin atëherë do jenë gati të pranojnë dhe do të jetojnë së bashku. Poashtu duhet të investohet në rini dhe të shikohet përpara, në të ardhmen. Gjeneratat e reja sot ballafaqohen me sfidat e ndërtimit të marrëdhënieve mes tyre, përkundër vështirësive që u shfaqen. Duke u pajtuar me atë çka kanë përjetuar ata të gjeneratës më të vjetër, gjenerata e re në anën tjetër asnjëherë nuk patën shansin të jetojnë së bashku me komunitetet tjera. Edhe pse një shqiptar i rritur në një rreth me shqiptar dhe ka takuar kohë mbas kohe Boshnjak dhe Serb, gjithmonë është pytja ata duhet të jetojnë të ndarë. Për zgjidhje të situatës është paraqitur mendimi se nuk duhet të gjeneralizohen gjërat, siç është mendimi se Serbët janë të këqijtë dhe Shqiptarët janë te mirë apo e kundërta, por duhet që Mitrovica të rindërtohet përsëri si ajo Mitrovice e vjetër. Duke marrë përbazë të kaluarën mund të themi se mund jetohet se bashku. Nëse para 30 viteve një serb kishte shok shqiptar në pjesën jugore atëhere është e mundur sot, por situata tani i kanë ndarë komunitetet dhe se për 16 vjet ka ndodhur për Serbët që asnjëherë të mos e vizitojnë pjesën jugore të Mitrovicës si dhe e kundërta kur Shqiptaret nuk patën mundësi të shkojnë në Mitrovicën Veriore. Duhet të ndalojmë dhe të shikojmë në të kaluarën dhe se luftën duhet të mbarojmë në kokat tona.

Ndërmjet diskutimeve përmenden shumë detaje dhe fakte që duhet pasur parasysh me qëllim të ndërtimit të besimit mes njëri-tjetrit, me theks të veçantë që duhet gjetur kurajë që për hir të gjeneratave të reja dhe të ardhmes të ketë dialog dhe bashkëpunim si dhe të punohet në normalizimin e marrëdhënieve mes dy komuniteteve. Veçohet mendimi se duhet të pritet pak që situata të rregullohet sepse rrethanat politike diktojnë situatën në përgjithshme çfarëdo qoftë ajo. Duhet kur të bisedohet, duhet të dëgjohet pala tjetër dhe te ndahet mendimi për atë çka iu ka ndodhur te gjithëve për ta kuptuar njëri tjetrin. Komentet nga të përfaqësuesit e komuniteteve në Kosovë është që ka paragjykime të krijuara nga mungesa e komunikimit dhe se duhet të punohet ne këtë drejtim, duhet te investohet në të ardhmen dhe të mos hiqet dorë nga shpresa për një të ardhme të përbashkët dhe paragjykimet duhet të eliminohen nga të dyja anët. Organizatat Joqeveritare duhet të punojnë në mënyrë që të zhvillohet dialogu ndërmjet komuniteteve dhe të punohet për pajtim përkundër vështirësive që ekzistojnë dhe që mund të paraqiten në të ardhmen, e për tu marrë me këtë çështje duhet se pari të ketë respekt i ndërsjellë.

Të gjithë u pajtohen që duhet te zhvillohet dialogu ndërmjet palëve si dhe bashkëpunimi i ndërsjellë dhe duhet ta shohim Mitrovicën ashtu siç e dinin prindërit e tanë dhe duhet të besojnë se kjo do bëhet. Pra duhet zhvilluar dialogun në çdo nivel, duhet larguar paragjykimet, të promovohen iniciativat e mira dhe të ketë besim në njëri tjetrin.