• Shqip

Qeverisja lokale vs. niveli qendror: Sfidat në udhëkryq

31.10.2017 Albulena Nrecaj

Pavarësia dhe efektiviteti i qeverisjes lokale janë elementet thelbësore të strukturës së shoqërive demokratike dhe elemente të domosdoshme për suksesin social dhe ekonomik. Për të arritur këtë sukses, qeveritë lokale duhet të jenë të fuqishme dhe të afta për të marrë vendime dhe të kenë shërbime sa më afër interestit të qytetarëve. Kjo duke ju përshtatur llojin e shërbimeve sipas prioriteteve dhe nevojave lokale. Në Kosovë, Komunat janë njësi themelore të vetëqeverisjës lokale, të cilat sipas ligjit janë të obliguara të kujdesën për qytetarët brenda njësisë së tyre territorale duke e ushtruar të gjithë pushtetin e tyre. Por, sa kanë pushtet komunat? Në dy vitet e fundit në Kosovë është intensifikuar debati rreth (pa)varësisë komunave. Madje, zgjedhjet e fundit lokale kanë kontribuuar që të zgjerohet diskutimi rreth sfidave dhe problemeve që kanë komunat për të ushtruar pushtetin e tyre vetanak. Është vërejtur qartazi se edhe natyra e premtimeve të partive politike gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e fundit lokale ishte më konkrete dhe më bazuar në komeptenca ekskluzive të komunës.

Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës janë miratuar shumë ligje që lidhen me funksionimin e komunave por shumëllojshmëria e legjislacionit të aplikueshëm ende nuk siguron ndarjen e qartë të kompetencave mes institucioneve qendrore dhe komunave apo pavarësinë e plotë të komunave për të ushtruar kompetencat e tyre. Sipas Ligjit për Vetqeversijen Lokale, komunat ushtrojnë tri lloj kometencash: kompetencat vetanake, kompetencat e deleguara dhe kompetencat e zgjeruara. Sipas këtij ligji, komuna ka pushtetin e plotë të saj, për të ushtruar kompetencat e saj vetanake brenda territorit të saj administrativ në fusha të ndryshme si zhvillimi ekonomik lokal, planifikimin urban dhe rural, shfrytëzimin e tokës për zhvillim, shëndetësinë primare dhe publike, furnizimin me ujë, menaxhimin e mbeturinave e deri te zhvillimi i turizmit.

Mirëpo sa arrinë komunat t’i shtrojnë këto kompetenca? Në raporte të ndryshme organizatave qeveritare dhe jo-qeveritare, të huja dhe vendore, shumë herë është vlerësuar se komunat nuk kanë performancë të mirë të punës. Madje shpesh akuzohen se si pasojë e keqqeverisjes dhe keqmenaxhimit ato po dështojnë të përmbushin misionin e tyre për përmirësimin e jetës së qytetarëve duke ofruar shërbime të mira publike dhe zhvillimin e gjithmbarshëm të komunës. Deri diku është konstatuar se këto vlerësime qendrojnë. Mirëpo, shumë pak është diskutuar për konfliktin e kompetencave komunale në mes të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe ligjeve të tjera në fuqi. Ndër fushat në të cilat komunat nuk kanë kompetenca të plota dhe interferohen nga niveli qendror, janë zhvillimi ekonomik, furnizimi me ujë, menaxhimi i mbeturinave, mbrojtja e mjedisit, shëndetësia primare dhe menaxhimi i emergjencave.

Nxitjen e zhvillimit ekomomik komunat tentojnë ta bëjnë përmes dhënies në shfrytëzim të pronës komunale investitorëve të ndryshëm, të cilët potencialisht krijojnë vende të reja pune dhe ngrisin kapacitetet ekonomike të komunës. Mungesa e pronës komunale dhe menaxhimi i pronave shoqërore që janë në territorin e komunës nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), nuk i lë mundësi komunës për të sjellë investime të qendrueshme në komunë. Ligji për Dhëniën në Shfrytëzim dhe Këmbimin e Pronës së Palujashtshme të Komunës, ka paraparë procedurat për bartjen e pronësisë nga AKP tek komuna, por këto procedura marrin shumë kohë dhe rrezikojnë ikjen e investitorëve. Kompetenca vetanake komunat nuk arrinë t’i ofrojnë ushtrojnë në menyrë efikase dhe efektive janë edhe furnzimi më ujë, menaxhimi i mbeturinave, menaxhimi i tregjeve, menaxhimi i hapësirave publike, pasi këto kompetenca komunat i shtrojnë përmes ndërrmarrjeve publike rajonale të cilat janë nën pronësi të qeverisë, ose ndërrmarrjeve publike komunale. Sipas ligjit për ndërrmarrjet publike komunat kanë të drejtë të themelojnë ndërrmarrje publike lokale, por vetëm nëse autorizohen më vendim nga qeveria. Rrjedhimisht, komunat nuk kanë pavarësi për të ushtruar këto kompetenca dhe për të ofruar shërbime cilësore, pasi janë nën “mëshirën” e përformancës së ndërrmarrjeve publike rajonale. Si pasojë varësisë së komunave përmes këtyre ligjeve, qytetarët e Hanit të Elezit që nga paslufta përballen me mungesë të ujit të pijes, pasi Kompania Rajonale e Ujit “Bifurkacioni” nuk ka marrë nën menaxhim furnizimin më ujë për këtë komunë. Ndërkaq, Kuvendi Komunal i Hanit të Elezit kishte marrë vendim për themelimin e ndërrmarrjes publike lokale për furrnizim dhe menaxhim me ujë, por nuk i ishte miratuar nga qeveria.

Sfidë tjetër e komunave mbetet edhe pavarësia financiare. Deri në 85% e buxheteve komunale varen nga grantet qeveritare. Sipas ligjit për financat e pushtetit lokal, me përjashtim të tatimit në pronën e paluajtshme brenda kufijve të saj, komuna nuk është e autorizuar që të caktojë, vjelë ose mbledhë çfarëdo detyrime ose taksa të tjera. Kësisoj të gjitha taksat, tatimet, apo detyrimet tjera që paguajnë qytetarët grumbullohen në arkën shtetërore, për tu kthyer pastaj në formë të granteve në komuna. Poashtu, caktimi i tavaneve buxhetore nga ana e Ministrisë së Financave, i kufizon komunat për të orientuar buxhetin sipas nevojës reale të tyre. Shpresë e komunave mbetet përfitimi i investimeve kapitale nga ministritë e ndryshme të linjës. Bazuar në të dhënat zyrtare të  Ministrisë së Financave për periudhën 2011-2016 ministritë e linjës kanë realizuar 1318 projekte, në vlerë prej mbi 300 milion euro. Madje, edhe nga këto investime komunat nuk kanë pasur një trajtim serioz. Shpërndarja e projekteve investive është skajshmërisht e politizuar dhe lë mënjanë komunat që nuk kanë përfaqësim të fortë në nivelin qendror, apo komunat që qeverisen nga partitë të cilat nuk qeverisin në nivelin qendror.

Në mënyrë që komunat të kenë pushtet të plotë dhe kushte të favorshme për të ofruar shërbime publike, është i pashmangshëm vlerësimi i zbatimit të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe procesit të decantralizimit. Është e nevojshme të rishikohen të gjitha komeptencat dhe të gjitha kapacitetet e komunave me qëllim që të tejkalohen sfidat dhe problemet e qeverisjes në komuna dhe të ngriten standardet shërbimeve ndaj qytetarëve.