• Shqip

“Politikat rinore: Buxheti vs. Nevojat”

20.09.2018 Alora Hyseni

Politikat rinore mbesin ende sfidë qoftë në nivelin komunal dhe atë nacional. Paraleles buxhet vs nevojë duket se vetëm po i rritet diagonalja nevojë deri në pafundësi, ndërsa buxheti dhe strategjia e hartuar mbi atë buxhet po vazhdon të qëndroj statike, e pa lëvizëshme. Një element tejet i rëndësishëm këtu është dhe mos besimi institucional dhe mos kërkimi i llogaridhënjës, nga të rinjët karshi institucioneve dhe individëve përkatës që hartojnë politika rinore për ta. Pra, rinia në vend që të shfaqet në  frymën rebele me aktivizëm mbi këtë situate, ajo zgjedh ta mohoj ekzistencën e saj vet-vetiu, duke i shtuar pritjet e gjata, heshtjen dhe jo më pak të rëndësishmen fenomenin “kritikën në rrjete sociale” me përmbajtje të inateve partiake apo gjuajtje fajesh.

Sipas komunarëve qysh nga viti 2016 zyra e kryetarit të komunës së Gjilanit ka pasur bashkëpunim të mjaftueshëm me të rinjët e kësaj komune. Përveq kësaj, rregullores së buxhetit të aktiviteteve i është shtuar edhe Ligji për Vullnetarizëm, ku mbi këtë ligj janë çertifikuar mbi 500 të rinjë nga komuna e Gjilanit, ku kryesisht target grupë ishin shkollat e mesme, ku sipas udhëheqësve komunal, shkollat e mesme janë udhëlidhëse e zonës urbane dhe asaj rurale, dhe në pamundësi ti mbajnë aktivitetet nëpër fshatra “arsyetohen” aktivitete e mbajtura në shkollat e mesme. Tutje vlenë të theksohet se komuna ka arritur marrëveshje me Komisionin Evropian për programin e shkollimit Erasmus + e cila i’u mundëson studentëve të kenë qasje më të lehtë në shkollim jashtë vendit, dhe të marrin përvoja të cilat do të u shërbejnë për  karrierën profesionale.. Pikë tjetër e fortë dhe  mbështetëse për rininë gjilanase ka qenë inagurimi i Shtëpisë së Rinisë në vitin 2016, ku sot e kësaj dite Gjilani posedon për herë të parë një ambient të ngrohtë punues dhe mbledhës për rininë e saj.

Mbi të gjitha këto “lavdata” mbi punët e tyre, një pikëpamje tjetër shqetësuese mbi rininë vazhdon të jetë mos informimi i duhur sa i përket punëtorive, trajnimeve e ligjeratave si dhe debateve të thirrura nga zyra e kryetarit. Është tejet shqetësues fakti se përderisa po jetojmë në kulmin e avansimit dhe pëdorimit të teknologjisë, ata ende e shohin si mungesë informacioni shpërndarjen e saj. Në fakt është edhe më shqetësues se si e përdorin rinia tekonologjinë sot, sepse po të hysh në disa grupe aktive në facebook si dhe tek faqja zyrtare Njësia për Rini, nuk është se vërehet shumë mungesa e informacionit aty. Ndoshta si problem këtu duhet parë, sasia e shumët e këtyre trajnimeve dhe cilësia e tyre. Çka servojnë ato trajnime, aktivitete, a po e ngrisin vetëdijen qytetare? A po i ngrisin profesionalisht të rinjët në vend? Apo vetëm po i përmbushin normat dhe obligimet e donatorëve të tyre.

Ndërsa jemi akoma tek aktivitetet dhe pritshëriterit, ndryshimet mbi politikat rinore komunale rinia e Gjilanit së fundi dhe kaherë ka treguar një numër mjaft të madh aktivitetesh simbolike, humanitare. Mirëpo me gjithë respektin e këtyre aktiviteteve, ne nuk dijmë se të rinjët kanë kërkuar ndonjëherë drejtëpërsëdrejti të kyqen në planet komunale mbi hartimin dhe strategjinë e politikave rinore. Ose të kenë kërkuar të jenë prezent në hartimin dhe ndarjen e buxhetit, subvencioneve në mbledhjet e Këshillit Komunal, pasi që vetëm se bëhen hapjet e  thirrjeve a ndëgjimeve dhe mbajnë takime publike. Në anën tjetër sa kanë qasje rinia tek dokumentet publike zyrtare dhe a e din se kanë të drejtë të hulumtojnë dhe të dijnë për to? Sa herë kanë kërkuar ata të takohen me të zgjedhurit nga vota e tyre, asambleistët? Në mesin e shumë pikëpyetjeve, zor se do të gjindej përgjigja kur interesimi dhe besimi institucional vazhdon të jetë shumë i vogël, ndërsa ankesat e vazhdueshme janë pjesë e pa ndashme e bisedave ditore.

Me gjithë shpresën dhe iluzionin e ndryshimit duhet të vijë aktivizmi më i madh qytetar, e theks të veçantë të kenë rinia dhe vendimarrja e tyre mbi proceset e vazhdueshme të politikave rinore qofshin komunale apo nacionale. Duke e pasur parasysh faktin se Komuna e Gjilanit ka një numër të madh të forumeve partikave rinore, të cilat të gjithë aktivitetin  e tyre e shprehin me aksionet simbolike e humanitare, duhet të përpjeken më shumë rreth krijimit të buxhetit, subvencioneve dhe të japin kontributin e tyre më të madh në shoqëri. Edhe pse bisedat dhe takimet me ta duken të jenë mjaft frytëdhënëse, zakonisht ato  mbyllen në katër muret e dhomave të bisedimit dhe nuk pasojnë me realizimin e tyre jasht. Zakonisht në këto forume, aspekti partiak duhet ti kaloj inatet personale, grupore sepse qashtjet e të rinjëve duhet të jenë fushë me interes të përbashkët, edhe pse përkundër kësaj komunarët  vlersojnë lartë bashkepunimin mes grupeve partiake viteve të fundit, por në realitet nuk është se puna e tyre në frymën bashkëpunuese po shihet në Gjilan.