Gresë Sermaxhaj

Në mars të vitit të kaluar, Kuvendi i Kosovës nuk e kaloi në lexim të parë Kodin Civil, i cili përmbante nenin që do të mundësonte regjistrimin e bashkësive civile ndërmjet personave te seksit të njejtë. Miratimi i tij do të përçonte mesazhin se institucioni më i lartë legjislativ përkrah, mbron dhe promovon të drejtat […]

Pa u hedhur fare një sy statistikave e të dhënave, secili nga ne do të pajtohej për vështirësitë e diskriminimin e skajshëm që hasin në punësim pjesëtarët e komunitetit ashkali, rom dhe egjiptian në Kosovë. Megjithatë, për t’i dhënë kontekst brengës që po trajtojmë, le t’i shohim shkurt disa të dhëna. Sipas hulumtimit të kryer […]

Barazia gjinore në Kosovë mbetet kyçe në arritjen e një shoqërie demokratike ndërsa rruga drejt arritjes së saj është më e sigurt me një qasje të barabartë në tregun e punës në mes të burrave dhe grave. Politikat për përfshirjen e grave në tregun e punës qëndrojnë jo edhe aq kënaqshëm. Pohim ky që bazohet […]