D4D

Demokracia për Zhvillim (D4D) ka një trashëgimi dhe ekspertizë të gjatë në punën me partitë politike, organet e menaxhimit të zgjedhjeve, organizatat e shoqërisë civile dhe institucionet e drejtësisë për të promovuar zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe për të promovuar pjesëmarrjen e komuniteteve të margjinalizuara në proceset demokratike. D4D ka qenë e përfshirë […]

Gjatë verës së vitit 2020, D4D ka realizuar një studim të opinioneve të zyrtarëve partiakë në Kosovë, duke matur kështu opinionet për 40 tema të ndryshme, të cilat janë përdorur për të vlerësuar orientimin ideologjik të katër partive kryesore në Kosovë. Gjetjet janë se partitë nuk kanë pësuar lëvizje të mëdha. PDK dhe LDK mbesin […]

Sipas të dhënave të fundit të regjistrimit të popullsisë në Kosovë, të rinjtë e moshës 15 deri 24 vjeç përbëjnë një të pestën e popullsisë së përgjithshme. Shumë prej tyre janë të përfshirë në mënyrë joformale në proceset politike, si aktivizëm qytetar, por nuk janë të përfaqësuar në mënyrë formale në parlament dhe në listat […]

Përfaqësimi i qytetarëve në vendimmarrje dhe efikasiteti i shërbimeve publike komunale janë dy fusha që pasqyrojnë thelbin e qeverisjes se mirë ose edhe mungesës se saj në nivel lokal. Të dhënat e hulumtimit për përfaqësimin ose pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje nuk janë inkurajuese. Në pyetjen e parashtruar nëse mendoni që mund të ndikoni në […]

Këshilltarët komunal apo siç njihen ndryshe në opinion ‘asambleistët’ kanë rol të shumëfishtë në politikberjen lokale. Është e pasaktë përshtypja që ata nuk kanë rol të madh, aq sa është e pasaktë përshtypja që ata nuk mund të japin kontribut të madh. Temë diskutimi mund të jetë nëse ata e bëjnë punën ‘mirë’ dhe nëse […]

Në universitetet publike të Kosovës studimet i ndjekin 70,313 studentë. Prej tyre 56% janë vajza, ndërsa 44% janë djem. Por kur është në pyetje punësimi, përqindja e burrave kalon atë të vajzave, kjo ndodh edhe në institucionet e nivelit qendror, në nivel lokal, ndërmarrje publike dhe agjenci të pavarura. Shembull, në nivel të pushtetit lokal, […]

Në Kosovë votimi jashtë vendit është i lejuar për të llojet e zgjedhjeve. Votuesit mund të votojnë përmes postës nëse kanë aplikuar në mënyrë të suksesshme në Komisionin Qendor të Zgjedhjeve (KQZ). Edhe pse ka një numër të konsiderueshëm të qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, pjesëmarrja e tyre në zgjedhje në Kosovë deri […]

Nevojat e të rinjve të Gjilanit, mungesa e bashkëpunimit më të madh në mes të rinisë dhe komunës, mungesa e informimit të duhur nga komuna, por edhe mos interesimi i të rinjve për të arritur deri tek informatat rreth aktiviteteve të mbajtura si dhe shfrytëzimit të hapësirave në shtëpinë e rinisë, ishin fokusi kryesor i […]

Instituti D4D me datë 26 qershor ka mbajtur sallonin e fundit për këtë sezonë në Prishtinë me temën “ Ballafaqimi me të vërtetën: Sa është e mbrojtur pronësia intelektuale?” Pjesë e panelit në këtë sallon ishin Atdhe Lila, Zyrtar i lartë për të drejtat e autorit në Zyrën për të Drejtat e Autorit dhe të […]

Insituti D4D me datë 29 maj ka mbajtur sallonin e rradhës në komunën e Mitrovicës, me temën “ Pse ka rënë interesimi për aktivizëm qytetarë?” Pjesë e panelit në këtë sallon ishin znj. Florentina Hajdari nga organizata Mundësia, z.Lulzim Hakaj nga organizata 7 Artet dhe z. Kenan Beqiri nga organizata CBM. Të ftuarit diskutuan për […]

Instituti D4D të martën me 29.05.2018 ka mbajtur sallonin e katërt me radhë në komunën e Prizrenit me temën “Organizimet sindikale: Pikënisje e punës së dinjitetshme? Rëndësia e organizimeve sindikale, agjenda e punës së dinjitetshme, siguria në punë, rritja e përfaqësimit të grave dhe të rinjve në sindikata, ishin temat e trajtuara gjatë këtij diskutimi. […]

Të marten me datën 15 Maj 2018, është mbajtur salloni në komunën e Mitrovicës me temë “A ofrojnë mekanizmat ekzistues mundësi të riintegrimit për të rikthyerit?” Pjesë e panelit në këtë salon ishin Besmir Salihu, Qendra Rajonale e Punësimit (MPMS), Bedri Sadiku, Zyra për kthim dhe riintegrim, Komuna e Mitrovicë, Milaim Ramadani, OJQ PRAM dhe Isa Sejdiu, Drejtoria […]

Instituti D4D me datë 8 maj ka mbajtur sallonin e radhës, me temën ” Synim për rezultat sipërfaqësor apo ndryshim rrënjësor në sistemin arsimor?” Hapja nxitëse dhe informuese u bë nga:  Arlinda Beka, Këshilltare Politike në Kabinetin e Ministrit, MASHT, e cila potencoj se rezultatet e Testit Pisa 2015 kanë qenë shqetësuese dhe si të tilla janë trajtuar në […]

Instituti D4D me datë 17 prill ka mbajtur sallonin e radhës në komunën e Pejës me temën “Organizimet sindikale: Pikënisje e punës së dinjitetshme”. Hapja informuese dhe nxitëse u bë nga z. Brahim Pelaj nga SBASHK, i cili ka folur për rëndësinë e organizimeve sindikale, dhe përvojën e SBASHK-ut në mbrojtjen e interesave të punëtorëve […]

Të martën më 27 Mars u mbajt Salloni i 200 me radhë, me temën: “Mosfunskionimi i Kuvendit: Sa po i kushton Kosovës?” Hapja informuese dhe nxitëse u bë nga: Mimoza Kusari-Lila, Deputete e Kuvendit të Kosovës, Ismet Kryeziu, Drejtor Ekzekutiv në Institutin Demokratik të Kosovës, dhe Jehona Lushaku, Analiste politike. Gjatë diskutimit u theksuan problemet […]

Sot me datën 20 mars, 2018, u mbajt salloni në Drenas me temën “A ofrojnë mekanizmat ekzistues mundësi të riintegrimit për të rikthyerit?” Pjesë e panelit në këtë sallon ishin Anita Abdullahu-Dvorani, Drejtoreshë për bujqësi dhe zhvillim ekonomik, Komuna Drenasit, Valdon Bytyçi, ekspert i qeverisjes lokale, Jeton Bujupi, këshilltar për punësim Ministria e Punës dhe […]

Të martën më 6 Mars, 2018, u mbajt Salloni në Vushtrri me temën “A ofrojnë mekanizmat ekzistues mundësi të riintegrimit për të rikthyerit?” Panelistët në sallon ishin Naser Hyseni, zyrtar në Zyrën për Punësim, Violeta Cakaj, nga kryqi i kuq në Kosovë, dhe Xhavit Mehmeti, drejtor ekzekutiv i Organizatës FEDOM. Panelistët shfaqen brengat që mungesa […]

Me 27 Shkurt 2018 u mbajt salloni i së martës me temën “Politikat për të rikthyerit: Sa mundësojnë riintegrim efektiv?” Paneli u përbë nga Alexander Seidl, koordinator rajonal për Ballkanin Perendimor për DIMAK, dhe Plator Avdiu, hulumtues në QKSS. Gjatë sallonit u diskutua rreth valës së fundit të madhe të emigrimit 2014/15, politikat e Kosovës […]

Të marten më 13 Shkurt u mbajt Salloni me temën: “10 vjet shtet: A jemi rritur për të marrë vendime vet?” Hapja informuese dhe nxitëse u bë nga: Ruairí O’Connell, Ambasadori Britanik në Kosovë dhe Venera Hajrullahu, Drejtoreshë Ekzekutive, Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile – KCSF. Gjatë diskutimit u theksua nga panelistët se Kosova në momentin kur […]

Të marten më 30 janar 2018, u mbajt salloni nëpër komuna në Mitrovicë me temën: “Dialog social: Koha për agjendën e punës së dinjitetshme”. Hapja informuese dhe nxitëse u bë nga: Florentina Hajdari, Menaxhere e Programit, OJQ Mundësia dhe Bukurije Brezhnica, aktiviste e shoqërisë civile. Pjesëmarrësit dhe panelistet diskutuan për kushtet e punëtorve në sektorin […]

Të martën më 30 Janar 2018, u mbajt Salloni në Podujevë me temën “A ofrojnë mekanizmat ekzistues mundësi të riintegrimit për të rikthyerit?” Panelistët në sallon ishin Ylber Salihu, zyrtar për Integrime Evropiane, dhe Fadil Berisha, zyrtar në Qendrën për Punë Sociale. Panelistët treguan komunat kanë shumë pak kompetenca dhe fleksibilitet në trajtimin çështjeve të të rikthyerve. […]

Të hënën më 29 janar 2018, u mbajt Salloni nëpër komuna në Gjakovë me temën: “Dialog social: Koha për agjendën e punës së dinjitetshme”. Hapja informuese dhe nxitëse u bë nga: Xhenisare Këpuska, Qendra për Punësim Rajonal, Komuna e Gjakovës; Fatos Axhemi, Drejtor Ekzekutiv, Jakova Innovation Center dhe Arbër Lleshi, Drejtor Ekzekutiv, Bonevet Gjakova. Pjësëmarrësit […]

Të martën me 19 Dhjetor u mbajt Salloni i fundit për vitin 2017, me temë: “Si do të përkrahen interesat e të rinjve nga anëtarët e rinj të kuvendit komunal të Prishtinës?” Panelistët në këtë sallon ishin Adrian Berisha nga Lëvizja Vetëvendosje – LVV; Kushtrim Sopa nga Lidhja Demokratike e Kosovës – LDK dhe Leutrim […]

Me 15 Dhjetor 2017 u mbajt Salloni në Gjakovë me temën:“Pushimi prindëror a kontribuon për barazi gjinore?” Hapja informuese dhe nxitëse u bë nga: Fatos Axhemi, Drejtor ekzekutiv i inkubatorit për biznese ‘’Jakova Innovation Center’’; Aulona Mehmeti dhe Mimoza Shala, asambleiste në Kuvendin Komunal në Gjakovë. Panelistët theksuan se duke lënë anash dallimet biologjike mes […]

Të enjten më 14 Dhjetor, 2017, u mbajt Salloni në Ferizaj me temën “A ofrojnë mekanizmat ekzistues mundësi të riintegrimit për të rikthyerit?” Hapja informuese u bë nga: Xhevahire Dervishi – Rexhepi, Koordinatore për Kthim të Qëndrueshëm, Komuna e Ferizajit dhe Plator Avdiu, hulumtues, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë. Panelistët dhe pjesëmarrësit i shohin […]

Të enjten me 7 Dhjetor 2017 është mbajtur salloni në Vushtrri në kuadër të Salloneve me të rinj në komuna me temën: Cilat janë problemet në sistemin e edukimit që pengojnë zhvillimin e të rinjve? Hapja informuese u mbajt nga: Xhevat Lahu, Drejtor i gjimnazit në Vushtrri; Muzafer Shala, Dekan i fakultetit të shkencave kompjuterike […]

Salloni i radhës, u mbajt të martën më 5 Dhjetor 2017 me temën: “Si do t’i përkrahë shoqëria të mbijetuarat/it e dhunës seksuale të ndërlidhur me konfliktin?” Hapja informuese dhe nxitëse u bë nga: Minire Begaj, Komisioni për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës; Petrit Çollaku, Asociacioni i gazetarëve të Kosovës dhe […]

Salloni i radhës me Anëtar të Kuvendit komunal u mbajt në Kllokot, me temën: “Cili do të jetë roli i anëtarëve të Kuvendit komunal për të mbrojtur interesat e të rinjve?” Hapja informuese dhe nxitëse u bë nga: Sasa Mirković, Iniciativa Qytetare për Kllokot dhe Vërbovc; dhe Naser Shabani, Partia Demokratike e Kosovës. Në këtë Sallon […]

Të hënën më 4 Dhjetor 2017 u mbajt Salloni në Mitrovicë me temën: “Leja prindërore në kontribut për barazi gjinore”. Hapja informuese dhe nxitëse u bë nga: Rrustem Abiti, Oda Ekonomike e Kosovës;  Hajrullah Mustafa, Sociolog  dhe Valbona Sadiku, ndërmarrëse. Panelistet theksuan rëndësinë që gratë të aktivizohen në treg të punës në shkallë të njëjtë si burrat, duhet të favorizohen politika […]

Të martën më 14 Nëntor 2017, u mbajt Salloni i së martes me temën: “Çfarë duhet e nuk po ju mësojmë nxënësve tanë në shkolla?” Hapja informuese dhe nxitëse u bë nga: Dr. Keith Prenton, ekspert i arsimit; Dr. Xhavit Rexhaj, ekspert i arsimit; dhe Selim Mehmeti, hulumtues në Institutin Pedagogjik të Kosovës. Pjesëmarrësit dhe panelistët bien dakord që problemi nuk është tek nxënësit, mësuesit […]

Më 7 Nëntor, në Gjilan është  mbajtur salloni mbi temën “Pushimi prindëror: A e ndihmon barazinë gjinore?”. Të ftuar si panelistë ishin: Burim Korqa, Menaxher i projekteve – Kosovo Center for Bussines Support (KCBS), Ziadin Hasani, pediatër – Spitali Rajonal i Gjilanit dhe Kryetar i RC Gjilan, dhe Majlinda Ibrahimi, psikologe, Qendra e kujdesit ditor […]

Është mbajtur te hënën me 6 Nëntor 2017 salloni në Deçan në kuadër të Salloneve me të rinj në komuna me temën: “Rinia kosovare: problem apo potencial për ta përdorur?”, Hapjen informuese e mbajtën: Bashkim Ramosaj, Kryetar i Komunës së Deçanit; Burim Ramadani, Drejtor Ekzekutiv i SPRC-së dhe Fitore Shala, koordinatore e Qendrës Rinore. Panelistët […]

Të premten me 3 Nëntor u mbajt Salloni në Prizren mbi temën: “Punësim jo i barabartë: A kemi politika lokale për aktivizimin e grave në tregun e punës?” Hapja informuese dhe provokuese u bë nga:  Ajtene Krasniqi, pronare biznesi dhe Flura Marseli, pronare biznesi. Pjesëmarrësit/et gjatë diskutimit theksuan se për shkak të mungesës së strategjive të […]

Me 1 Nëntor 2017, u mbajt Salloni i radhës në komuna me të rinjtë në Istog me temën: Sa do të ndihmonte procesin mësimor prezenca e psikologut në shkolla? Fjalimet hapëse u mbajtën nga: Valentina Alihajdaraj, Zyrtare në Departamentin e Arsimit në Komunën e Istogut; Kosovare Maraj, Psikologe dhe Burbuq Ademaj, Psikolog. Panelistët dhe pjesëmarrësit e […]

Të martën më 31 Tetor 2017, u mbajt Salloni me temën: “Qeverisja lokale vs. niveli qendror: Sfidat në udhëkryq?” Hapja informuese dhe nxitëse u bë nga: Rozafa Ukimeraj, Sekretare e Përgjithshme, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal – MAPL; Sazan Ibrahimi, Kryetar, Asociacioni i komunave të Kosovës dhe Bekim Salihu, Hulumtues i lartë, Instituti GAP. Gjatë […]

Salloni i radhës u mbajt më 24 Tetor 2017 me temën: “Çfarë pamë në zgjedhjet lokale? Programe për zhvillim apo rutinë të ripërsëritjes?” Hapja informuese dhe nxitëse u bë nga: Albulena Sadiku, Rrjeti Ballkanik për gazetari hulumtuese – BIRN; Veton Mujaj, Syri i Vizionit dhe Artan Murati, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI). Panelistët theksuan se kjo […]

Sallonin e së martes me kandidatët për Kryetar të Komunës së Kamenicës u mbajt me datë 17 Tetor 2017 me temën: “Çfarë ofrojnë kandidatët për rininë?” Hapja informuese dhe nxitëse do të bëhet nga: Amir Canaj, Aleanca Kosova e Re – AKR; Kujtim Gashi, Partia Demokratike e Kosovës – PDK dhe Shaip Surdulli, Lidhja Demokratike e Kosovës […]

Salloni me kandidatët për Kryetar të Komunës së Pejës u mbajtë me datë 12 Tetor 2017 me temën: “Çfarë ofrojnë kandidatët për rininë?” Hapja informuese dhe nxitëse do të bëhet nga: Bashkim Nurboja, Lëvizja Vetëvendosje dhe Sali Kelmendi, NISMA për Kosovën. Kandidatë në planprogramin e tyre për të rinj, fokusin e veçantë e kishin në arsim, […]

Të mërkuren me 11 Tetor u mbajt Salloni me të rinj nga Komuna e Vitisë me temën: Cilat ndryshime kanë nevoj të rinjtë e komunës së Vitisë? Fjalimet hapëse u mbajtën nga: Hasan Aliu, Nënkryetar i komunës së Vitisë; Sadie Lutfiu, Kryetare e Këshillit të veprimit rinor lokal në Viti dhe Tefik Salihu, përfaqësues nga shoqëria […]

Salloni i së martes me kandidatët për Kryetar të Komunës së Prishtinës u mbajt me datë 10 Tetor 2017 me temën: “Çfarë ofrojnë kandidatët për rininë?” Hapja informuese dhe nxitëse u bë nga: Arbër Vllahiu, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – AAK; Lirak Çelaj, Partia Demokratike e Kosovës – PDK, Rifat Deri – Alternativa dhe Selim Pacolli […]

Sallonin me kandidat për Kryetar të Komunës së Mitrovicës, u mbajt të martën më në Mitrovicë,  me temën: “Çfarë ofrojnë kandidatët për rininë e Mitrovicës?” Hapja informuese dhe provokueseu bë nga: Qazim Shala, NISMA për Kosovën; Safet Kamberi, Lidhja Demokratike e Kosovës – LDK dhe Valdete Idrizi, Partia Demokratike e Kosovës – PDK. Kandidatët/et për […]

Sallonin me kandidat për Kryetar të Komunës të Prizrenit, u mbahet të martën më 03 tetor 2017, me temën: “Çfarë ofrojnë kandidatët për rininë e Prizrenit?” Hapja informuese dhe provokuese u bëhet nga: Lulzim Kabashi, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – AAK; Mytaher Haskuka, Lëvizja Vetëvendosje – LVV; Shaqir Totaj, Partia Demokratike e Kosovës – PDK; Veton […]

Të martën më 3 Tetor 2017, u mbajt Salloni me temën: “Transparenca dhe llogaridhënia e këshillit drejtues të Universitetit të Prishtinës” Hapja informuese dhe nxitëse u bë nga: Arton Demhasaj, Drejtor Ekzekutiv, ÇOHU dhe Xhavit Rexhaj, Njohës i çështjeve të arsimit. Panelistët theksuan se Këshilli Drejtues është i politizuar dhe si rezultat UP-ja nuk funksionon i pavaruar, […]

Sallonin me kandidat për Kryetar të Komunës së Gjilanit, u mbajt të enjten më 28 Shtator 2017 me temën: “Çfarë ofrojnë kandidatët për rininë?” Hapja informuese dhe nxitëse do të bëhet nga: Sami Kurteshi, Lëvizja Vetëvendosje – LVV dhe Zenun Pajaziti, Partia Demokratike e Kosovës – PDK. Kandidatët për kryetar të komunës premtuan që të […]

Më 27 Shtator 2017 në Novobërdë u mbajt Salloni me të rinjtë me temën: Programet jashtëshkollore: Sa do të i avanconin të rinjët? Hapja informuese dhe provokuese u bë nga: Adem Abazi, Drejtor për Arsim, Rini, Kulturë dhe Sport, Komuna e Novobërdës; Bedri Gashi, përfaqësues i shoqërisë civile  dhe Ilir Mustafa, zyrtar për financa. Panelistët thanë […]

Të martën më 26 Shtator 2017,  u mbajt salloni me temën: “Sa janë të pavarura autoritetet rregullative në Kosovë?” Hapja informuese dhe provokuese u bë nga: Jeton Isufi, Autoriteti rregullativ i hekurudhave të Kosovës; Zana Bejta, Udhëheqëse e çështjeve ligjore dhe të rregullatorit – IPKO, dhe Burim Ejupi, Drejtor Ekzekutiv, INDEP. Panelistët theksuan se pavarsia e bordeve […]

Salloni i së martës u mbajt më 12 Shtator 2017, me temën: “Shqiptarët dhe Shqiptarët: A mund të përballemi së bashku me historinë e të kaluarës?” Hapja informuese dhe provokuese u bë nga: Fatos Lubonja, Shkrimtar; Nora Ahmetaj, Themeluese, Qendra për Hulumtim, Dokumentim dhe Publikim (QHDP)  dhe Kushtrim Koliqi, Drejtor Ekzekutiv, INTEGRA. Panelistët theksuan se shqiptarët […]

Sallonet e së martes kanë filluar përsëri me 5 Shtator në Podujevë me temën: “Punësim jo i barabartë: A kemi politika lokale per aktivizimin e grave në tregun e punës?” Panelistët në këtë sallon ishin: Naime Podvorica, Zyrtare për barazi gjinore, Komuna e Podujevës; Janina Shala, Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe Shpend Sopa, OJQ Ekovisioni. […]

Të marten me 11 Korrik 2017,  Salloni i së martes u mbajt në Ferizaj mbi temën: “Pushimi i përbashkët prindëror: Sa janë të gatshëm burrat për të ndarë këtë përgjegjësi?” Hapja informuese dhe provokuese u bë nga: Armend Pajaziti, Përfaqësues i biznesit i cili tha se shumica e bizneseve kosovare janë biznese individuale të cilat gjenerojnë vetëm […]

Të marten me 4 Korrik, Salloni i së martes u mbajt në Gjilan me temën: “Punësim jo i barabartë: A kemi politika lokale per aktivizimin e grave në tregun e punës?” Panelistët në këtë Sallon theksuan rëndësinë e implementimit të politikave të nivelit qendror në atë lokal. Por duke marrë parasysh mos orientimin e politikave […]