Zhvillimi i turizmit përmes politikave dhe legjislacionit efikas

12.07.2017

Instituti Demokraci për zhvillim (D4D), mbajti konferencën e prezantimit të punimit “Zhvillimi i turizmit përmes politikave dhe legjislacionit efikas”, duke identifikuar hapat e mundshëm të reformës në politikat dhe legjislacionit e turizmit.

Ky punim ka për qëllim që vendet të cilat janë në zhvillim e sipër ekonomik të kenë mundësi që të përfitojnë nga turizmi në rritjen e punësimit. Kjo më së miri bëhet duke rregulluar legjislacionin me funskionalizimin e Organizatës Kombëtare të Turizmit. Organizata Kombëtare e Turizmit do të ishte institucioni kryesor koordinues i të gjitha Ministrive në nivel qendror dhe komunave në nivel lokal. Për shkak që turizmi nuk mund të jetë përgjegjësi vetëm e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë por edhe e Ministrive të tjera si ajo e Punëve të Jashtme, të Kulturës, Diasporës e të tjera. Vendet turistike duhet të mirëmbahen dhe menaxhohen më mirë nga komunat dhe të krijojnë guida turistike për të huajt që do ndihmonin në zhvillim turizmit.  Poashtu e rëndësishme shihet edhe rregullimi i transportit për çasje në vendet turistike. Shembull kemi Maqedoninë që ka rregulluar transportin ajëror me fluturime direkte dhe çmime të ulëta duke përfshirë edhe udhëtimet me autobusë dhe tren.

Publiku i gjerë dhe disa sektorë të shoqërisë, duke përfshirë sektorin privat nuk janë mjaftueshëm të inkurajuar të marrin pjesë në konsultimet mbi turizmin, me ç’rast nuk janë të mirëinformuar nga përfitimet që do të kenë, nëse përfshihen më shumë në planifikim të aktiviteteve dhe zbatimit e tyre, bashkë me institutcionet relevante.

Punimin mund ta gjeni këtu.

Ky aktivitet realizohet me përkrahje nga projekti Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat (PPSE), që financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Kosovë (SDC) dhe implementohet nga Swisscontact (si partner udhëheqës), Instituti Riinvest dhe PEM Consult.