Zgjedhjet e simuluara me të rinj/reja

20.10.2017

Votuesit e ardhshëm të Kosovës suksesshëm kanë dhënë votat e tyre në zgjedhjet e simuluara, të cilat janë organizuar nga Insitituti Demokraci për Zhvillim. Rreth 800 të rinj/reja nga komuna e Prishtinës, Gracanicës, Kamenicës, Gjilanit, Ranillukut, Pejës, Prizrenit dhe Ferizaj, kanë përfituar përvojë praktike mbi procesin zgjedhor. Pjesëmarrësit simuluan tërë procesin zgjedhor, duke përfshirë kandidimin e subjekteve politike, fushatën zgjedhore, ditën e zgjedhjeve dhe procesin e numërimit në vendvotim, ku vetë të rinjt/rejat luajtën rolin e partive politike fiktive, stafit te KQZ-së, medias dhe vëzhguesve.

Duke i paraprirë zgjedhjeve lokale 2017, qëllimi i këtyre simulimeve të zgjedhjeve ishte krijimi i votuesve të rinjë dhe rritja e vetëdijes politike ndër të rinj/reja për procese të rëndësishme politike dhe elektorale.

Këto aktivitete u mbajtën në kuadër të projektit “Pjesëmarrje e gjerë për qeverisje të mirë”, i cili mbështetet nga Ambasada Holandeze në Kosovë.