D4D mbajti serinë e tryezave: “Pjesëmarrja e rinisë në vendimmarrje”

03.04.2018

Më 28, 29 dhe 30 mars, Instituti Demokraci për Zhvillim organizoi serinë e tryezave të diskutimit me temën “Pjesëmarrja e rinisë në vendimmarrje”. Qëllimi i këtij diskutimi ka qenë gjetja e mënyrave të përfshirjes së rinisë së këtyre komunave në proceset e vendimmarrjes, mundësive për gratë dhe burrat e rinjë/reja që të angazhohen në mënyrë aktive në çështjet që kanë të bëjnë me rininë dhe përfshirjes së tyre në proceset politike. Pjesëmarrës në këto diskutime ishin përfaqësues të partive politike, zyrtarë komunal, anëtarë të kuvendeve komunale, organizata rinore, ekspertë të zgjedhjeve dhe mediet. Raundi i parë i diskutimeve u mbajtë në Mitrovicë, Pejë dhe Gjilan, dhe u organizuan në bashkëpunim me FSHC-Mitrovicë, Syri i Vizionit në Pejë dhe KAND në Gjilan.

Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “Voto për Demokraci” përkrahur nga Ambasada Gjermane në Kosovë.