Tryezë në Prizren për përfshirjen e rinisë në vendimmarrje

25.04.2018

Instituti D4D me datë 24 prill ka mbajtur tryezën e shtatë dhe të fundit në komunën e Prizrenit, në serinë e tryezave në shtatë regjionet e Kosovës, me temën “Rritja e pjesëmarrjes së rinisë në proceset demokratike”.

Në këtë tryezë së bashku me përfaqësuesit e subjekteve politike, anëtarë të kuvendeve komunale, organizata rinore, ekspert të zgjedhjeve dhe media, nga komunat respektive, janë diskutuar temat e modeleve të përfshirjes së rinisë në vendimmarrjen e nivelit lokal, mundësitë e të rinjve/rejave në përfshirjen brenda strukturave të subjekteve politike, roli i tyre në demokratizimin e subjekteve politike dhe adresimin e nevojave të rinisë nga qeverisja lokale. Aktiviteti është realizuar në bashkëpunim me organizatën partnere nga komuna e Prizrenit “Ec Ma Ndryshe”.

Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “Voto për Demokraci” përkrahur nga Ambasada Gjermane në Kosovë.