Tryezë në Prizren: Drejtësia zgjedhore në zgjedhjet e 11 qershorit

07.06.2017

Me datën 7 qershor, Instituti D4D, në partneritet me Demokracia në Veprim (DnV), mbajti tryezën e katërt me rradhë në qytetin e Prizrenit me temën “Drejtësia zgjedhore në zgjedhjet e 11 qershorit”. Panelistë në këtë tryezë ishin përfaqësues nga Policia e Kosovës, Prokuroria e Shtetit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përfaqësuesit nga Gjykata Themelore në Prizren dhe Prokuroria e Prizrenit si dhe anëtarët e Komisioni Komunal Zgjedhor në Prizren. Z. Munishi nga Prokuroria e Shtetit thekësoi angazhimin e prokurorisë lidhur me zgjedhjet e 11 qershorit duke u ndalur në shpjegimin e procedurave standarde të veprimit dhe veprat penale kundër shkeljeve gjatë procesit zgjedhor. Ai vuri në theks të veçantë masat ndëshkuese për fotografimin e votës.
Në prezantimin e tij, Kapiten Surdulli, vuri në pah mobilizimin e Policisë së Kosovës në aspektin e ofrimit të sigurisë në të gjithë territorin e Kosovës, për të garantuar një klimë të sigurtë për zhvillimin e procesit zgjedhor. Ndërsa z. Hyseni nga KQZ, paraqiti punën e sekretariatit të KQZ-së në organizimin e të gjithë procesit zgedhor, në zgjedhjen e KKZ-ve, KVV-ve dhe trupave menaxhuese zgjedhore.

Përfaqësuesit e Prokurorisë dhe Gjykatës Themelore në Prizren, treguan numrin e aktakuzave, gjykimeve, vendimeve dhe dënimeve ndaj personave të cilët kanë pasur elemente të veprave penale në zgjedhjet e 2013 dhe 2014, duke theksuar se numri i rasteve është zvogëluar në raport me zgjedhjet e vitit 2010.

Këto tryeza janë mundësuar në partneritet me Demokracia në Veprim dhe përkrahjen financiare të USAID Kosovo dhe Friedrich Ebert Stiftung, Prishtina Office.