Tryezë diskutimi: Cilat janë prioritetet kryesore për bujqësi, vreshtari, pemëtari, perimtari, qumështorët dhe kush i përfaqëson ato?

23.10.2014

Vazhdon organizimi i tryezave me organizatat me anëtatësi, me qëllim për të përmirësuar vizibilitetin e tyre, për të nxjerrë në pah rëndësinë e tyre, dhe për të rritur ndikimin në vendimmarrje.

Me datën 22 tetor 2014, janë mbledhur rreth 30 përfaqësues (që përfaqësojnë një numër më të madh) të shoqatave që përfaqësojnë sektorin e bujqësisë në kuptimin e gjerë, përfshirë vreshtarinë, bletarinë, pemëtarinë, perimtarinë, shpezëtarinë, dhe të tjera, kanë dalë me një listë të rekomandimeve për institutcionet relevante dhe partitë politike që ishin të përfaqësuara në tryezë. Disa nga rekomandimet kanë implikime buxhetore, por shumë nga to madje mund të ndihmojnë mbushjen e buxhetit, në afat të shkurtë dhe në afat të gjatë. Përvec për autoritetet, disa nga rekomandimet janë për vetë shoqatat dhe bizneset që merren me bujqësi.