Trajnimi i Shoqatave mbi Ciklin e Politik-bërjes (Moduli 1)

22.04.2014

Më 16 prill 2014 Instituti D4D ka organizuar trajnimin e parë për shoqatat mbi ciklin e procesit të politik-bërjes për ligjvënie dhe qeverisje sa më të mirë dhe gjithëpërfshirëse në Kosovë. Me përfshirjen e shoqatave në proceset vendimmarrëse, përfaqësuesit e institucioneve qeveritare do të kenë më të lehtë përpilimin dhe zbatimin e politikave publike. Temat kryesore të trajnimit kanë përfshirë qasjen e shoqatave në identifikimin e problemeve, vlerësimin e qëndrimeve politike, dhe mënyrat se si shoqatat duhet të ndikojnë në proceset e politik-bërjes. Trajnimi u zbatua në formë interaktive duke inkurajuar pjesëmarrjen aktive të të gjithë shoqatave në mënyrë që praktikat më të mira të shkëmbehen gjatë ushtrimeve të planifikuara. Si rezultat i këtij trajnimi ishte krijimi i një udhërrëfyesi të shkurtë me metodat më të përsosura që shoqatat të ndikojnë më shumë në politikë.