Thirrje për dorëzim të fotografive: “Diversiteti përmes fotografisë: Si m’sheh?”

06.04.2016

Demokraci për Zhvilim (D4D) në kuadër të programit “Transformimi i Konfliktit” fton të gjithë fotografët amatorë që të dërgojnë fotografitë e tyre me temën “Diversiteti përmes fotografisë – Si m’sheh?”.

Ekspozita e fotografive ka për qëllim të promovojë komunikimin dhe të zhvillojë marrëdhëniet ndër-etnike mes të rinjëve shqipëtarë dhe serb. Njëzet (20) fotografi më të mira do të përzgjedhen të cilat do të ekspozohen në Prishtinë dhe në Mitrovicë. Pjesëmarrësit e përzgjedhur do të marin pjesë edhe në një workshop dy ditor, ku do të kenë mundësi të zbulojnë më shumë për fotografi profesionale nga fotografë/ekspert si dhe të dijnë më shumë për projektin e transformimit të konfliktit.

Nëse jeni të interesuar dhe doni të merrni pjesë, ju duhet t’i plotësoni këto kritere:

– Të jeni të moshës 17-27 vjeç;

– Vetëm fotografitë origjinale do të jenë pjesë e përzgjedhjes

– Të dërgoni deri në 3 fotografi të cilët duhet të kenë rezolucion të lartë, (më së paku 3MB dhe të janë në formatin JPG) të realizuara enkas për këtë temë;

– Të mos ketë editim të fotografisë ose të përdoret ndonjë filter (fotografitë e dorëzuara me editime nuk do të miren parasysh);

– Fotografitë mund të jenë me ngjyrë ose bardh e zi;

– Fotografitë duhet të jenë të realizuara në vitin 2015-2016. Të gjitha fotografitë duhet të përmbajnë përshkrimin: Lokacioni, Qyteti, Shteti, Data, Autori, si dhe një përshkrim të fotografisë deri në 200 fjalë;

– Fotografitë të mos jenë të publikuara ose te ekspozuara në të kaluarën;

– Fotografitë mund të realizohen me telefon celular por edhe me aparatë profesional (gjatë seleksionimit do të bëhet ndarja në dy kategori)

Njëzet (20) fotografi më të mira do të përzgjedhen të cilat do të ekspozohen në Prishtinë dhe në Mitrovicë.

Të gjitha fotografitë në formatin jpg., duhet të dërgohen më së largu deri më 8 maj 2016, ora 16:00 në emailin [email protected]. Fotografitë pa përshkrim dhe të cilat nuk i përmbushin kriteret e lartëpërmendura dhe ato të cilat përmbajnë motive ofenduese dhe raciste nuk do të merren parasysh.

Nëse keni nevojë për më shumë informata ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni në email [email protected] ose 038 224 143.