• Shqip

Thirrje për pjesëmarrje në punëtori

03.10.2017

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) ju fton të merrni pjesë në punëtorinë në kuadër të projektit ‘Voto për Demokraci’.

Fokus i kësaj punëtorie do të jenë të rinjtë/rejat, fuqizimi i tyre në procese vendimmarrëse si dhe pjesëmarrja e tyre në procesin zgjedhor në nivel lokal. Punëtoria do të mbahet prej datës 13 deri më 15 tetor 2017.

Në këtë punëtori do të kenë mundësi të marrin pjesë 30 të rinjë/reja, shqiptar/e dhe serb/e nga mosha 18-25 vjeç, nga komunat: Prishtinë, Pejë, Prizren, Mitrovicë Jugore, Mitrovicë Veriore, Gjilan, Gjakovë, Ferizaj, Skenderaj dhe Kamenicë.
Afati i fundit aplikim është data 9 tetor 2017.

Vegëza për aplikim: http://bit.ly/2yFk6Fw

Ky projekt mbështetet përmes grantit të Ambasadës Gjermane në Prishtinë.