Thirrje për Panair Vullnetarësh

03.10.2017
  • A është organizata juaj e interesuar në rekrutim vullnetarësh?
  • A jeni të interesuar të promovoni vullnetarizimin në organizatën tuaj?

Instituti Demokracia për Zhvillim (D4D) ka kënaqësinë të ju ftojë të regjishtroheni për të marrë pjesë në Panairin e Vullnetarëve, në kuadër të projektit “Vullnetarizmi për Zhvillim: Promovimi i vullnetarizmit dhe qytetarisë aktive në Kosovë”, i cili implementohet në bashkëpunim me George William Youth Association (GWY – YMCA in Kosovo) dhe mbështetet financiarisht nga British Embassy, Pristina.

Qëllimi i këtij panairi është rritja e interesimit për punë vullnetare dhe aktivizëm qytetar në Kosovë. Përmes këtij panairi organizatat pjesëmarrëse do të kenë mundesinë të promovojnë mundësi vullnetarizmi si dhe të rekrutojnë vullnetarë të rinjë. Secila organizatë pjesëmarrëse inkurajohet të sjell materiale promovuese për punën e tyre, të cilat mund të ekspozohen dhe të shpërndahen tek pjesëmarrësit e tjerë në panair.

Panairi do të mbahet më 25 tetor 2017, në sheshin Zahir Pajaziti, Prishtinë.

Formulari për regjistrim: https://goo.gl/forms/jxvTf94ewMomrRaz2

Afati i fundit për regjistrim është 18 tetor 2017.

Organizatat pjesëmarrëse do të kenë të mbuluar:

  • Shpenzimet e udhëtimit
  • Ushqim dhe pije