Thirrje për Nominim të Vullnetarëve dhe Aktivistëve Qytetarë të Vitit

07.11.2017

A e njihni dikë që:

  • ka treguar përkushtim dhe shërbim në dobi të komuniteti të tyre?
  • ka ndihmuar në përmirësimin e cilësisë së jetesës së  komunitetit?
  • ka promovuar mirësi me veprat e tij/saj?
  • udhëheqë organizatë vullnetare, apo që përmes organizatës që udhëheqë mbanë aktivitete vullnetarizmi?
  • është i/e përfshirë në aktivitete të ndryshme vullnetare?

ose që:

  • ka shfaqur gatishmëri për aktivizëm qytetar?
  • ka inicuar nisma për reforma shoqërore, politike, ekonomike apo edhe të mjedisit ku jetojnë?
  • ka bërë shkrime për gazeta për të shfaqur pengesat apo problemet e komunitetit të tyre?
  • ka bërë thirrje për mobilizim qytetar  për të mirën e komunitetit të tyre?
  • ka bërë thirrje për organizim qytetar në rregullimin e parqeve, lagjjeve, hyrjeve të ndërtesave kolektive të komunitetit të tyre?

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) ka kënaqësinë të ju ftojë të nominoni vullnetarë të dedikuar për çmimin “Vullnetari/ja i/e Vitit”. Ceremonia e ndarjes së këtij çmimi është në kuadër të projektit “Vullnetarizmi për Zhvillim: Promovimi i vullnetarizmit dhe qytetarisë aktive në Kosovë”, i cili implementohet në bashkëpunim me George William Youth Association (GWY) dhe mbështetet financiarisht nga Ambasada Britanike në Prishtinë,

Qëllim i Çmimit për Vullnetarët dhe Aktivistët Qytetarë të Vitit është promovimi i punës dhe angazhimit të vullnetarëve në Kosovë, aktivizmi dhe shërbimi i të cilëve ka bërë ndryshim të dukshëm në komunitetet e tyre.

Si të bëhet nominimi për çmime?

Nomino një vullnetar/vullnetare apo aktivist/aktiviste qytetare të zellshëm/me që njihni duke mbushur formularin në vegzën: https://goo.gl/forms/BikWf9N2vy2FHJRw2, duke pasë parasysh pikat/pyetjet e cekura më lartë.

Si do të pëzgjidhen përfituesit e çmimit?

Nga nominimet e marra, do të krijohet një listë e shkurtër e cila do të shqyrtohet nga paneli vlerësues. Paneli do të bëjë përzgjedhjen e përfituesve/eve të këtij çmimi në bazë të nivelit të ndikimit të punës vullnetare/aktivizmit qytetar në komunitetet e tyre.

Vullnetarët/et më të mirë/a dhe qytetarët/et më të mirë/a do të shpallen gjatë ceremonisë së çmimeve gjatë shënimit të ditës ndërkombëtare të vullnetarizmit, me 5 dhjetor.

Afati i fundit për të paraqitur nominimet e juaja është 27 nëntor 2017.