• Shqip

Thirrje për aplikim për pjesëmarrje në punëtori

19.09.2017

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) ju fton të merrni pjesë në punëtoritë për përpilimin e strategjive avokuese të nevojave dhe kërkesave të të rinjve dhe edukim të votuesve të rinjë në zgjedhjet lokale.

Fokus të këtyre punëtorive do të jenë të rinjt/rejat, fuqizimi i tyre në procese vendimmarrëse si dhe pjesëmarrja e tyre në procesin zgjedhor në nivel lokal. Punëtoritë do të mbahen prej datës 30 shtator-01 tetor, dhe 07-08 tetor.

Në këto punëtori do të kenë mundësi të marrin pjesë nga 35 të rinj/reja, shqiptar/e dhe serb/e të moshave 17-21 vjeç, nga komunat: Prishtinë, Ferizaj, Pejë, Prizren, Graçanicë, Kamenicë, dhe Gjilan.

Afati i fundit për aplikim është është data 26 shtator 2017.

Vegëza për aplikim: https://goo.gl/forms/uBE6wCQgbIiYL4TJ3

Ky projekt mbështetet përmes grantit të Ambasadës Holandeze në Prishtinë