• Shqip

Thirrje për Aplikim

20.05.2016

Demokraci për Zhvilim (D4D) dhe OJQ AKTIV, në kuadër të projektit “Transformimi i Konfliktit” ju ftojnë të merrni pjesë në aktivitetin “Të njohim më mirë njëri-tjetrin” që do të mbahet nga 27 deri më 28 maj 2016, në Pejë dhe Deçan.

Ky aktivitet ka për qëllim të promovojë komunikimin dhe të zhvillojë marrëdhëniet ndër-etnike mes të rinjëve shqipëtarë dhe serb. Rreth njëzet (20) të rinj do të kenë mundësi të mësojnë më shumë për njëri-tjetrin dhe trashëgimin kulturore e cila gjendet në rajonin e Hoçës dhe Prizrenit. Ky aktivitet është pjesë e programit të transformimit të konfliktit, i cili përkrahet nga Instituti Demokratik Kombëtar (NDI) dhe Misioni i USAID-it në Kosovë.

Të gjithë të interesuarit të cilët aplikojnë duhet t’i plotësojnë këto kushte:

– Të jenë të moshës nga 18 deri 24 vjeq;

– Të jenë në gjendje të udhëtojnë nga Prishtina në vendin ku mbahet aktiviteti (udhëtimi është i organizuar nga Prishtina);

– Të jenë në gjendje të ecin në distanca të gjata në vende rurale në mënyrë që të eksplorojnë trashëgiminë kulturore dhe bukuritë natyrore;

– Të jenë të hapur dhe bashkëpunues ndaj komuniteteve tjera

– Të jenë të gatshëm të bashkëveprojnë në ekipe të përziera

– Të marrin njohuri për projektin “Transformimi i konfliktit”

Nëse i plotësoni kushtet e lartpërmendura dhe keni dëshirë të mësoni më shumë për trashëgimin kulturore, të njiheni me njerëz të rinj nga komunitete tjera, ateherë plotësoni formën dhe dërgoni deri më datën 25 maj 2016 deri në ora 12:00. (të gjitha aplikacionet e pa plotësuara dhe të cilat dërgohen pas afatit nuk do të merren parasysh)

Për çdo informatë shtesë kontaktoni Ferid Murseli, në emailin [email protected] ose përmes telefonit 038 224 143.