• Shqip

Thirrje për Aplikim

21.05.2015

Demokraci për Zhvilim (D4D) dhe OJQ AKTIV, ju ftojnë të merrni pjesë në aktivitetin e përbashkët sportiv që do të mbahet nga 6 deri më 8 qershor 2015, në hotel “Argjena” Brod, Dragash.

Ky aktivitet ka per qëllim kryesor t’i thyej barrierat shoqërore, kulturore si dhe të krijoj kushte më të mira të bashkëpunimit për të ardhmen në mes të të rinjve shqiptarë dhe serbë. Me anë të këtij aktiviteti synohet, që të rinjtë të bashkëpunojnë dhe nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme sportive t’i thyejnë paragjykimet të cilat i kanë. Ky aktivitet është pjesë e programit të transformimit të konfliktit, i cili përkrahet nga Instituti Demokratik Kombëtar (NDI) dhe Misioni i USAID-it në Kosovë.

 

 

 

 
Të gjithë të interesuarit të cilët aplikojnë duhet t’i plotësojnë këto kushte:

– Të jenë të moshës nga 16 deri 18 vjeç;

– Të jenë në gjendje të udhëtojnë nga Prishtina në vendin ku mbahet aktiviteti (udhëtimi është i organizuar nga Prishtina);

– Të jenë në gjendje të kyçen në aktivitete të ndryshme sportive dhe në ushtrime ekipore;

– Të jenë të gatshëm të bashkëveprojnë në ekipe të përziera.

Lojërat janë të planifikuara në atë mënyrë që të përfshijnë nxënësat/studentët nga të dy gjinitë.

Nëse i plotësoni kushtet e lartpërmendura dhe keni dëshirë të sprovoni veten në gara mjaft interesante, të njiheni me njerëz të rinj, të mësoni për rolin e punës në ekip, ateherë plotësoni formën e cila gjendet më poshtë dhe dërgoni deri më datën 30 maj 2015 deri në ora 12:00. (të gjitha aplikacionet e pa plotësuara dhe të cilat dërgohen pas afatit nuk do të merren parasysh)

Për çdo informatë shtesë kontaktoni Ferid Murseli, në emailin [email protected] ose përmes telefonit 038 224 143 / 044 340 673.

Për të shkarkuar formularin, ju lutem klikoni këtu ose në ikonën PDF më lartë.