Takim mes shoqatave me anëtarësi dhe përfaqësuesve politik të komunës së Gjilanit

15.05.2015

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) organizoi një takim në mes shoqatave me anëtarësi dhe përfaqësuesëve politik të Komunës së Gjilanit.

Shqetësimet e ngritura në këtë takim do t’i përcillen Kryetarit, për të cilat do të ofrohen zgjidhjet nga Komuna në fjalë. Disa prej shqetësimeve të ngritura nga përfaqësuesit e shoqatave me anëtari kishin të bënin me mbështetjen financiare nga Komuna e Gjilanit, të ofrohen grante dhe t’iu mundësohet çasje në të gjithëve, pa përjashtim. Kërkuan transparencë më adekuate nga institucionet komunale. Shqetësimet dhe kërkesat e tyre prekën edhe fushën e bujqësisë, ku u përmend mungesa e kanaleve për ujitjen e fushave që përdoren për kultivimin e kulturave bujqësore. Kërkesë kishte edhe për sigurimin e mjeteve bujqësore nga Komuna e Gjilanit.

Gjitashtu u cekë që sa i përket rinisë, Këshilli i Veprimit Rinorë ka hartuar një strategji për rininë, kulturën dhe sportin, e cila është dërguar në kuvendin komunal të Gjilanit, mirëpo deri më tani asnjëherë nuk ka arritur të kaloj.

Fusha e edukimit gjithashtu u diskutua në këtë takim, ku shqetësim primar ishte cilësia e edukimit të të rinjëve si dhe vendet e punës, ku njëra prej kërkesave të tyre ishte hulumtimi i tregut dhe ofrimi i drejtimeve të studimit në Fakultetin e Gjilanit për fushat në të cilat ka nevojë për fuqi punëtore.

Kushtet joadekuate për fëmijët me sindromën Down gjithashtu ishin një shqetësim në Komunën e Gjilanit, ku ndër to ishin: Mungesa e një zyreje në këtë komunë, mungesa e mbështetjes së fëmijëve që ndjekin mësimet e nivelit të ulët, nevojë për kujdestarë special për fëmijët e nevoja të veçanta nëpër shkolla.