Takim koordinues ndërmjet organizatave për fushën e zgjedhjeve

07.09.2018

Sot në zyrën e D4D është mbajtur takimi i rregullt koordinues në mes të organizatave, Demokraci Plus (D+), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), Instituti i Kosovës për Drejtësi – IKD, dhe Demokraci për Zhvillim (D4D), të cilat implementojnë projekte që ndërlidhen me avancimin e procesit zgjedhor. Në këtë takim është bërë një përmbledhje e aktiviteteve të zbatuara dhe koordinimi i aktiviteteve për muajt në vijim. Reforma zgjedhore, drejtësia në zgjedhje, votat e pavlefshme, trended zgjedhore, votimi jashtë Kosovës janë vetëm disa nga çështjet kyçe të cilat po adresohen nga organizatat e lartëpërmendura të shoqërisë civile. Gjatë muajve të ardhshëm pritet të ofrohen rekomandime konkrete dhe zgjidhje të mundshme të çështjeve që ndërlidhen për një proces më kredibil dhe më gjithëpërfshirës të zgjedhjeve në të ardhmen.

Këto aktivitete përkrahen nga Departamenti Federal i Zvicres për Punë të Jashtme dhe nga projekti “Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP)” i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).