Takim me gazetarë: Prezantimi i punimit për Turizmin

20.07.2017

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D), më 18 korrik, mbajti një takim me gazetar/e të fushës së ekonomisë për t’ua prezantuar punimin më të ri mbi turizmin.

Duke e pasur parasysh që shoqëria në përgjithësi nuk është e inkurajuar dhe e informuar mbi turizmin se çfarë përfitime mund të kemi nga kjo fushë, ne kemi organizuar takimin me gazetarë që t’i informojmë më shumë rreth këtyre mundësive dhe për rolin që do ta ketë Organizata Kombëtare e Turizmit në menaxhimin dhe avancimin e kapaciteteve turistike.
Të gjeturat e këtij punimi përfshijnë informata mbi numrin e turistëve, pengesat që po hasë fusha e turizmit gjatë kësaj periudhe, si dhe rekomandimet e bëra në këtë hulumtim. E rëndësishmja e këtij takimi ishte që të gjithë u pajtuan me rekomandimet e prezantuara në punim, por kritikuan institucionet relevante që po e ngadalsojnë këtë proces.
Gazetarët/et që ishin prezent në këtë takim u shprehën të gatshëm që sa më shumë të ngrisin si çështje temën e përkrahjes së turizmit. Mirëpo si pikë kyçe që u ngrit në këtë takim ishte edhe promovimi i ulët që Kosova bënë për turizmin, krahasuar me vendet e rajonit.

Në këtë takim prezent ishin 5 gazetarë/e nga portale e televizione të ndryshme.

“Ky aktivitet u realizua me përkrahje nga programi Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat (PPSE), që financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Kosovë (SDC) dhe implementohet nga Swisscontact (si partner udhëheqës), Instituti Riinvest dhe PEM Consult.”