• Shqip

Si të përmirësojmë drejtësinë zgjedhore?

18.11.2014

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) ka organizuar konferencën me temën “Si të përmirësojmë drejtësinë zgjedhore?”, ku ndër të ftuarit si panelist janë Ambasadorja e Zvicrrës Krystyna Marty Lang, Ambasadori i Mbretërisë Holandeze Robert Bosch, Thomas Gnocchi nga Misioni i BE-së në Kosovë. Ndërsa, gjithashtu në këtë konferencë janë të ftuar përfaqësues nga partitë politike, institucionet relevante që mirren me zgjedhjet, institucionet legjislative që kanë qenë të angazhuara në mbarëvajtjen e zgjedhjeve, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Konferenca do të jetë e ndarë në tri pjesë: Në pjesën e parë do të diskutohet për praktikat më të mira ndërkombëtare dhe komentet nga institucionet relevante. Në pjesën e dytë për diagnozën dhe rekomandimet, ndërsa në pjesën e tretë për futjen e rekomandimeve në praktikë.