Shoqatat me Anëtarësi i Shpalosin Kërkesat e Tyre tek Partitë Politike

03.06.2014

Më 27 maj & 3 qershor, D4D ka organizuar tryeza të përfaqësimit me partitë politike më kryesore dhe shoqatat me anëtarësi të cilat përfaqësojnë sektorë të ndryshëm përfshirë teknologjinë informatike, bujqësinë, sportin, personat me aftësi të kufizuara, dhe shumë shoqata të tjera profesionale.

Qëllimi i organizimit të këtyre takimeve ishte informimi dhe inspirimi i partive politike për t’i përfaqësuar çështje specifike të cilat i përkasin shoqatave të ndryshme. Partitë politike kanë prezantuar programet e tyre në mënyrë që ato të sfidohen nga përfaqësuesit e shoqatave. Reagime pozitive ka pas gjatë diskutimit nga të gjitha partitë politike, duke argumentuar rolin e shoqërisë civile në politikë-bërje.