„Rrjetet sociale, përmirësimi i uebfaqes dhe marketingu online”

30.09.2015

Në Valevë u mbajt trajnimi dy-ditor „Rrjetet sociale, përmirësimi i uebfaqes dhe marketingu online” i organizuar nga Instituti D4D në bashkëpunim me TransConflict nga Serbia. Ky trajnim u organizua në kuadër të projektit ‘Forumi i grave ndërmarrëse nga Kosova si urë-lidhëse ndërmjet institucioneve’ i cili mbështetet nga Ambasada e Britanisë së madhe në Kosovë dhe që ka për qëllim krijimin e bashkëpunimit ndërmjet grave në fushën e biznesit.