Animacion – Pushimi prindëror për barazi gjinore

27.07.2017

Politikat për pushim prindëror konsiderohen që kanë ndikim pozitiv në arritjen e barazisë gjinore. Aktualisht ligji i punës i mundëson baballarëve vetëm dy ditë pushim me pagesë (neni 50), dhe dy javë pushim pa pagesë, të cilin mund ta marrin kurdo para se fëmija të arrijë moshën tre vjeçare. Përderisa 71.6% e burrave të moshës 35-44, dhe 62.5% të punësuarve në sektorin privat në Kosovë mendojnë se ndarja e pushimit prindëror do të ishtë gjë e mirë për të gjithë familjen. Për më shumë, shihni animacionin në vijim.

Ky animacion është pjesë e projektit “Pushimi prindëror për barazi gjinore”, që implementohet nga Demokraci për zhvillim, financohet nga Olof Palme International Centre dhe mbështetet nga Qeveria Suedeze.