Punëtoria për Dialogun Social – World Café

02.10.2018

Në një format më ndryshe, D4D ka organizuar punëtorinë me temë “Dialogu Social për fuqizim” ku morën pjesë më shumë se 110 të rinjë/reja, burra/gra, përfaqësues të rrjeteve të sindikatave, odave ekonomike, asociacioneve të bizneseve dhe organizatave të shoqërisë civile. Gjatë kësaj punëtorie, të ndarë në pesë (5) grupe, mbi 110 pjesëmarrës diskutuan për mënyrat e avokimit dhe sfidat e implementimit të agjendës së punës së dinjitetshme, rritjen e pjesëmarrjes së rinisë dhe grave në rrjetet sindikale dhe tregun e punës, si dhe për pagën minimale.

Përveç diskutimit, në këtë punëtori janë dhënë edhe disa rekomandime:

  • Informimi i rinisë dhe grave për rolin e sindikatave dhe dialogun social
  • Kampanja të vazhdueshme sensibiliueze rreth dialogut social
  • Promovimi i shembujve të suksesshëm dhe pozitiv kur janë adresuar nevojat e rinise dhe grave ne dialogu social për te ndërtuar besim institucional
  • Shpërndarja e informatave të bëhet në kanale të ndryshme që të targetohen të gjitha grupet e ndryshme dhe shtresat sociale në Kosovë.

Këto rekomandime dhe rekomandimet tjera të dala nga punëtoria, do të përfshihen në dokumentin në formë manifesti për dialogun social, me të cilin do të avokohet tutje tek Këshilli Ekonomik Social (KES), dhe akteret tjerë të fuqizimit të dialogut social në Kosovë.