Punëtoria mbi perspektivën gjinore si mjet për rritjen e anëtarësisë

12.06.2015

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) në bashkëpunim me Rrjetin e Edukatorëve Bashkëmoshatarë (PEN) organizuan punëtorinë mbi perspektivën gjinore si mjet për zgjerimin e anëtarësisë, me qëllim që të rrisë kapacitetet e individëve dhe shoqatave që të kuptojnë, identifikojnë mënyrat se si mund të bëjnë një profil të përgjegjshëm gjinor të shoqatave.

Ajete Kërqeli dhe Shqipje Gjocaj nga PEN prezantuan lidhur me temën në fjalë, me fokus në Integrimin e perspektivës gjinore në aktivitetet e shoqatave me anëtarësi.

Pjesëmarrësit në këtë punëtori patën mundësi të njihen më gjerësisht me parimet dhe konceptet themelore të perspektivës gjinore, fjalët dhe shprehjet kryesore rreth çështjeve gjinore dhe hapat konkret drejt përfshirjes së perspektivës gjinore tek shoqatat me anëtarësi.

Gjatë punëtorisë, gjithashtu, u zhvillua një diskutim i hapur me pjesëmarrësit për përparësitë e përfshirjes së përspektivës gjinore në aktivitetet e tyre si dhe u shkëmbyen përvoja mbi strukturën organizative të shoqatave të tyre në këtë drejtim.

Shoqatat, gjatë diskutimit për mos përfshirje të mjaftushme të grave në shoqëri, u shprehen që ky është rezultat nga mungesa e vullnetit dhe guximit nga vetë ato që të marrin pjesë në pozita vendimmarrëse.