Punëtori me të rinjtë/rejat në kuadër të projektit “Voto për Demokraci”

19.10.2017

Instituti D4D vikendin e kaluar, me datat 14 dhe 15 tetor ka realizuar punëtorinë me të rinjët dhe të rejat e 10 komunave, në kuadër të projektit “Voto për Demokraci”. Rreth tridhjetë, të rinjë dhe të reja, nga Mitrovica Veriore, Mitrovica Jugore, Ferizaj, Prizereni, Gjakova, Peja, Gjilani, Skenderaji, Kamenica dhe Prishtina, përgjatë dy ditëve të punëtorisë, kishin rastin të mësonin lidhur me sistemin zgjedhor në Kosovë, përfshirjen e të rinjve në procesin zgjedhor si dhe rolin e kuvendit Komunal dhe kryetarit të Komunës.
Gjithashtu në kuadër të kësaj puntorie është realizuar simulimi i ditës së zgjedhjeve, ku të gjithë pjesëmarrësve u janë ndarë role përkatëse, për të siguruar përfshirje direkte si formë e të mësuarit dhe të kuptuarit e procesit zgjedhor.

Kjo punëtori është realizuar në kuadër të projektit “Voto për Demokraci”, mbështetur financiarisht nga Ambasada Gjermane në Kosovë.