Punëtori për Manifestin e Rinisë

09.10.2017

Përgjatë dy vikendeve të kaluara, 30 shtator-01 tetor dhe 07-08 tetor, Instituti Demokraci për Zhvillim ka mbajtur punëtori për përpilimin e strategjive avokuese në formë të Manifestit të Rinisë, si dhe për edukimin e të rinjve për procese elektorale në Kosovë.

Punëtoritë kanë mbledhur pjesëmarrës nga Prishtina, Ferizaj, Peja, Prizren, Gracanica, Kamenica dhe Gjilan, dhe kanë përfunduar më draftimin e politikave të cilat të rinjt duan të adresohen nga qeverisjet lokale në Kosovë, partitë politike dhe akterë të tjerë të rëndësishëm.

Problemet e adresuara në këtë Manifest përmbajnë probleme direkte dhe indirekte të cilat prekin këta të rijn në komunat e tyre, duke përfshirë punësimin e të rinjve, përfshirjen dhe pjesëmarrjen e të rinjve në trupa vendimmarrës, dhe të tjera.

Duke u bazuar në prioritetet që të rinjt duan që të jenë prioritet i komunave të tyre, pjesëmarrësit simuluan procesin zgjedhor, ku u simulua kandidimi i subjekteve politike, fushata zgjedhore, dita e zgjedhjeve dhe procesi i numërimit në vendvotim, ku vetë të rinjt/rejat luajtën rolin e partive politike fiktive, stafit te KQZ-së, medias dhe vëzhguesve. Në këtë mënyrë, para zgjedhjeve lokale 2017, të rinjt pjesëmarrës morrën njohuri të duhura për t’u bërë pjesë aktive e proceseve të rëndësishme politike dhe elektorale.

Këto punëtori u mbajtën në kuadër të projektit “Pjesëmarrje e gjerë për qeverisje të mirë”, i cili mbështetet nga Ambasada Holandeze në Kosovë.