Punëtori në kuadër të projektit “Mundësi të barabarta për Demokraci”

30.05.2017

Kjo punëtori ka mbledhur 30 të rinj/reja, shqiptar/e dhe serb/e të Kosovës të grup moshave 18-25 vjeç nga qytetet e Pejës, Kllokotit, Gjilanit, Graçanicës, Mitrovicës, Shtërpcës dhe Kamenicës. Gjatë këtyre tri ditëve fokus kryesor i punëtorisë ka qenë identifikimi i problemeve të të rinjve/rejave nga komunat përkatëse dhe të ju mësoj atyre mënyrat se si mund të avokojnë mbi këto çështje. Po ashtu, punëtoria ka për synim që të ju mësoj atyre mbi rëndësinë dhe funksionimin e proceseve zgjedhore dhe të rris pjesëmarrjen e të rinjve/rejave në këto procese.

Aktiviteti gjithashtu ka për qëllim të ofrojë kushte më të mira të komunikimit dhe bashkëpunimit në mes të rinjve/rejave shqiptar/e dhe serb/e të Kosovës. Ky aktivitet përkrahet nga U.S. Embassy Pristina, Kosovo.