Punëtori dy-ditore mbi aktivizimin e grave jo-aktive në tregun e punës në Pejë

18.05.2017

Pejë, 18 Maj 2017 – Në vazhdimësinë e punëtorive nëpër Komuna, Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) ka mbajtur punëtori dy-ditore, në kuadër të projektit “Gratë për Zhvillim: Aktivizimi i grave jo-aktive në tregun e punës”.

Në këtë punëtori është bërë identifikimi i nevojave sipas specifikave dhe kërkesave të tregut të punës në regjionin e Pejës si dhe rekomandime mbi strategjitë për aktivizimin e grave në tregun e punës në këtë regjion. Në këtë punëtori pjesëmarrëse janë rreth 20 gra që përfaqësojnë organizata jo-qeveritare, biznese, zyrtare të barazisë gjinore, si dhe asambleiste komunale.

‘Aktiviteti mbështetet në kuadër të programit Angazhimi për Barazi – E4E, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID dhe mbështetur nga Advocacy Training and Resource Center – ATRC’