Punëtori dy-ditore mbi aktivizimin e grave jo-aktive në tregun e punës në Ferizaj

25.04.2017

Ferizaj, 25 Prill 2017 – Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) ka mbajtur punëtori dy-ditore në Komunën e Ferizajit, në kuadër të projektit “Gratë për Zhvillim: Aktivizimi i grave jo-aktive në tregun e punës”. Modulet e kësaj punëtorie përfshijnë prezantimin e gjetjeve mbi mos-aktivitetin e grave në tregun e punës, identifikimin e nevojave sipas specifikave të secilës komunë dhe kërkesat e tregut të punës si dhe zhvillimin e strategjive për aktivizimin e grave në tregun e punës në këto komuna. Në këtë punëtori pjesëmarrëse janë mbi 20 gra që përfaqësojnë organizata jo-qeveritare, biznese, zyrtare të barazisë gjinore, si dhe asambleiste komunale.

‘Aktiviteti mbështetet në kuadër të programit Angazhimi për Barazi – #E4E, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID dhe mbështetur nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – ATRC’