Publikimi i analizës “Reformimi i Universitetit të Prishtinës – mision i mundshëm?”

27.11.2015

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) publikoi analizën “Reformimi i Universitetit të Prishtinës – mision i mundur? – Nëntë sfidat më të mëdha dhe tejkalimi i tyre” , të dhënat që janë analizuar nga Instituti D4D janë nxjerrur nga anketimi i studentëve, intervista me profesorë dhe shoqëri civile dhe ka diagnostifikuar nëntë sfidat më të mëdha që janë në Universitetin e Prishtinës dhe ka ofruar rekomandime për të i tejkaluar ato.

Pjesëmarrësit në këtë diskutim theksuan që reformimi i Universitetit të Prishtinës është mision i mundshëm por duhet vullnet, punë, vizion, dhe guxim.

U potencua fakti që reformimi i Universitetit të Prishtinës nuk është në interes të vetëm studentëve por i gjithë Kosovës. Ministri Arsim Bajrami theksoi se duhet krijuar një konsensus gjithëshoqëror rreth nevojës për t’ia kthyer karakterin akademik UP-së. Rektori Zejnullahu reflektoi mbi punimin në aspektin që ai vë në pah shumë dobësi edhe shumë kahje në të cilat duhet të veprojmë dhe shumë veprime duhet të fillohen prej njësive akademike dhe idetë e mira të vijnë deri tek menaxhmenti pastaj të përpunohen dhe shpërndahen në njësi tjera akademike. Gjithashtu, u pajtuan që avancimet të bazuara në meritokraci dhe jo në vota është çështje shumë me rëndësi dhe duhet të ketë standarde të sakta ashtu që ose avancohesh automatikisht ose jo. Universiteti është maja e piramidës së vlerave shoqërore dhe si i tillë, duhet të prijë me reforma.

Ky projekt është mbështetur nga Fondacioni Heinrich Böll, si pjesë e bashkëpunimit tonë për të adresuar fytat më të ngushtë drejtë konsolidimit të shtetit Kosovar