Përfaqësues të shoqërisë me nevoja të veçanta harmonizojnë kërkesat e tyre para përfaqësuesve institucional dhe politik

30.10.2014

Këtë të mërkurë, me datë 29 tetor 2014, janë mbledhur përafërsisht 10 përfaqësues të shoqatave të personave me nevoja të veçanta, si: Shoqata “Down Syndrom Kosova”, “Handikos”, Shoqata për të verbërit, shoqata “Autizmi”, etj, të cilat diskutuan dhe harmonizuan kërkesat e tyre para përfaqësuesve institucional dhe politik. Njëra prej kërkesave ishte vendosja e kujdestarëve ligjorë apo asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta nëpër shkolla. Gjithashtu, kërkuan përfaqësues adekuat për personat me nevoja të veçanta në Kuvendin e Kosovës, i cili do të mbikëqyrte përmbushjen e kërkesave të tyre.