Mbahet takimi i bordit të Institutit D4D

14.06.2018

Me datën 12 qershor 2018, u mbajt takimi i rregullt i Bordit të Institutit Demokraci për Zhvillim (D4D). Bordi miratoi raportin e programeve dhe atë financiar tē Institutit për vitin 2017, dhe rishikoi planin e aktiviteteve për gjashtë mujorin e dytë të 2018. Në këtë takim Bordi zgjodhi znj. Ardiana Gashi si udhëheqëse të Bordit me mandat dy-vjeçar, dhe gjithashtu u përzgjodh anëtari i ri i Bordit, z. Fitim Mulolli. Në takimin e rregullt u diskutua edhe për planet e ardhshme të D4D-së dhe strategjinë e re.