Lansohet memorandumi reagues nr. 3 – Kritere të qarta për komuna të reja

12.07.2013 D4D

Instituti Demokraci për zhvillim lansoi memorandumin reagues ku paraqiten Kriteret e qarta për komuna të reja. Në kërkimin e kritereve për komuna të reja, në këtë memorandum të shkurtër u inspiruam nga korniza ligjore e Republikës së Bullgarisë. Pavarësisht se ka dallime në mes të Kosovës dhe Bullgarisë (si për kah numri i popullatës apo madhësisë së territorit), dallimet nuk janë të mëdhsa sa i përkeet dendësisë së popullatës dhe përbërjes etnike. Ky model ofron një skicë për diskutim për të miratuar kritere të qëndrueshme për krijimin e komunave të reja.

Reagimet të shpejta janë shkrime të shkurta të politikave publike me format të caktuar (në formë të memorandumi) që rekomandon autoriteteve veprime konkrete për një çështje aktuale. Reagimet janë dy faqe të gjata dhe kanë këtë përbërje: 1. Veprimi i rekomanduar, 2. Çështja, 3. Opsionet, 4. Zbatimi, dhe si memo i drejtohen zyrtarëve të caktuar me emër.

Lansimi i punimeve është realizuar me përkrahjen e projektit Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Përmbajtja e punimeve është përgjegjësi e D4D-së dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i SCO-K-së apo KCSF-së.