Lansimi i platformës së indikatorëve në Sarajevë

29.02.2016

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D), ka lansuar platformën “Indikatorët për Zhvillim”, projekt i cili është mundësuar nga “Foundation Open Society Institute” në bashkëpunim me “Think Tank Fund of the Open Society Foundations dhe Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshal Fund”

Në konferencë u prezentuan edhe planet e Qeverisë së Bosnje dhe Herecegovinës për Open Data, si dhe përkrahja ishte e lartë nga Enti Statistikor, pasi që përmes kësaj platforme, bëhet krahasimi mes shteteve. Rezarta Delibashzade e cila prezentoi platformën vuri theksin që të dhënat mund të kemi konkurrencë mes shteteve për t’i përmirësuar fushat ku janë prapa, si dhe është mjet avokimi.

Platforma përmban rreth 200 indikatorë për 6 shtete të Ballkanit perendimor në fusha të ndryshme si: Ekonomia, qeverisja, zbatimi i ligjit dhe siguria, dhe zhvillimi shoqëror. Qëllimi i platformës është që të ngritet konkurrenca ndërmjet shteteve në Ballkanin Perendimor për performancën e institucioneve përmes përdorimit të platformës. Mbledhja e indikatorëve të standardizuar për gjashtë shtete rajonale do të mundësonte krahasimin e performances mes tyre dhe kështu inkurajimin e liderëve politikë për të ndërmarrë reforma më të shpejta dhe substanciale.

Ne besojmë që ky projekt ka potencialin për t’i vendosur këto gjashtë shtete në një rrugë të shpejtë dhe të automatizuar drejt zhvillimeve substanciale. Linku që ju dërgon tek indikatorët: indicators4development.org