• Shqip

Private: Konkurs për punë – Hulumtues/e

19.12.2016

Instituti Demokraci për zhvillim (D4D) hap konkursin për pozitën:

Hulumtues/e

Detyrat dhe përgjegjësitë:
• Përcjell zhvillimet e fundit në vend (me fokus në çështjet politike, ekonomike dhe sociale);
• Harton raporte analitike që kanë për bazë të gjeturat e hulumtimeve dhe përpilon rekomandime specifike për publik të gjerë;
• Hulumtimi në teren, mbledhja dhe analiza e të dhënave primare dhe sekondare;
• Punon në projekte specifike të deleguar nga mbikëqyrësi që ndërlidhen me hulumtime dhe analiza
• Përgatit deklarata të rregullta dhe reagime të shpejta për zhvillimet e ndryshme në vend;
• Përfaqëson organizatën në takime dhe konferenca që ndërlidhen me tematikën programore.

Përvoja dhe kualifikimet:
• Të ketë të përfunduar studimet të nivelit master në shkencat sociale;
• Së paku 3 vite përvojë pune, e preferuar në sektorin joqeveritar;
• Përvojë në aktivitetet e ngjashme;
• Shkathtësi të mira hulumtuese, analitike dhe të shkrimit;
• Gatishmëri për të punuar me fleksibilitet dhe në mënyrë të pavarur me mbikëqyrje minimale;
• Njohuri e shkëlqyeshme e gjuhës shqipe dhe angleze (të shkruar dhe të folur)

Të gjithë të interesuarit/at duhet të dërgojnë CV-në dhe një letër motivimi në emailin [email protected]. Afati i fundit për aplikim është 25 dhjetor 2016. Vetëm kandidatët/et të cilët do të përzgjidhen në listën e ngushtë do të thirren në intervistë.

Për më shumë informata rreth aktiviteteve të D4D-së vizitoni faqen elektronike www.d4d-ks.org.