• Shqip

Konkurs për punë

10.10.2016

Konkurs për punë

Instituti Demokraci për zhvillim (D4D) hap konkursin për pozitën:

Koordinator/e i/e Projektit

(për projektin Sallonet e së martes)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

• Përcjellë zhvillimet e fundit në vend (politike, ekonomike, sociale) dhe ofron tema relevante për diskutimet e sallonit;

• Hulumtimi mbi temat që ndërlidhen me aktivitetet e projektit;

• Koordinon aktivitetet e projektit dhe organizon sallonin;

• Përgatitë informata të shkurta të diskutimeve për mediat sociale;

• Përgatitë raporte të rregullta për diskutimet në sallon dhe menaxhon raportet me donatorë;

• Kryen edhe detyra tjera sipas udhëzimeve nga menaxheri i programit dhe drejtori ekzekutiv.

Përvoja dhe kualifikimet:

• Të ketë të përfunduar studimet të nivelit baçelor në shkencat sociale;

• Së paku 3 vite përvojë pune, e preferuar në sektorin joqeveritar;

• Përvojë në aktivitetet e ngjashme;

• Shkathtësi të mira analitike dhe të shkrimit;

• Gatishmëri për të punuar me fleksibilitet dhe në mënyrë të pavarur me mbikëqyrje minimale;

• Njohuri e shkëlqyeshme e gjuhës shqipe dhe angleze (të shkruar dhe të folur)

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV-në dhe një letër motivimi në emailin [email protected]. Afati i fundit për aplikim është 16 tetor 2016. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara hyjnë në rrethin e ngushtë do të ftohen për intervistë. Më shumë informata rreth D4D-së dhe aktiviteteve mund të gjeni në www.d4d-ks.org.