Konferenca “Reforma zgjedhore e papërfunduar: Çfarë më tutje?”

28.09.2018

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) mbajti konferencën “Reforma zgjedhore e papërfunduar: Çfarë më tutje?“. Qëllimi i të cilës ishte që së bashku me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile që punojnë në çështjet zgjedhore, institucionet e administratës zgjedhore dhe përfaqësuesit e partive politike, të  diskutojnë rrugën përpara, që do të qonte në një reforme zgjedhore që do të ishte në funksion të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor.

Përfaqësuesit e partive politike që ishin të pranishëm në këtë tryeze shprehën pajtimin që Kosova ka nevojë për reformë zgjedhore, meqë sipas tyre një proces i vonuar i reformës po reflektohet edhe tek legjitimiteti i institucioneve shtetërore. Dallime simbolike në mes të partive opozitare dhe atyre në pozitë u paraqiten për kohën e duhur për fillimin e reformës zgjedhore. Derisa pozita theksonte se koha e duhur për të filluar reformën zgjedhore është tash, meqë institucionet janë të qëndrueshme dhe kanë kohen e duhur për ta përfunduar këtë proces, partitë opozitare, e kundërshtonin një fakt të tillë, duke kërkuar që para kësaj të mbaheshin zgjedhje të reja parlamentare, nga të cilat sipas tyre do të krijoheshin institucione me legjitimitet të plotë, e të cilat njëkohësisht do t’i jepnin legjitimitet edhe procesit të reformës zgjedhore.

Nga të pranishmit u konstatua se krahas kthimit të agjendës se reformës zgjedhore për diskutim në Kuvendin e Kosovës, gjithë përfshirja e spektrit politik dhe vullneti politik i subjekteve politike, janë thelbësore që reforma zgjedhor të marr formë dhe të kontribuoj për një proces zgjedhore që do të prodhonte institucione kredibile.

U theksua se reforma ndër të tjera duhet të përfshij, trajtimin me ligj të financimit të partive politike; deklarimi i financave të kandidateve të partive politike; të drejtën e auditorit gjeneral për të caktuar auditorët për auditimin e financave të partive politike. Duhet ta trajtoj me kujdes të shtuar dekriminalizimi i politikës përmes nxjerrës se ligjit të ri. U tha se votimi elektronik dhe angazhimi i organeve të drejtësisë, do të ishin elemente qenësore që do të ndikonin në një proces të mirëfilltë zgjedhor.

Lista e votuesve që kërkon një rishikim të plotë; rishikimi i formave të votimit përmes postës; ri-dizajnimi i fletëvotimeve si dhe përgjegjësitë e Komisionit Qendror Zgjedhor ndaj votuesve, si brenda ashtu edhe jashtë Kosovë, janë çështje të tjera që duhet të merren parasysh gjatë procesit të reformës zgjedhore.

Demokraci për Zhvillim (D4D) dhe shoqëria civile në përgjithësi, si promotorë por edhe mbështetëse e një reforme të duhur zgjedhore, vlerësojnë së tanimë është koha për fillimin e reformës zgjedhore. Inkurajohet krijimi i një konsensusi politik si parakusht për përfundimin me sukses të procesit, i cili do të prodhonte institucione me kredibile dhe me legjitimitet përfaqësues.

Këtu mund të përcjellni konferencën e  plotë: KLIKO KËTU

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Avancimi i proceseve demokratike”, i cili implementohet nga Demokraci për zhvillim (D4D), me përkrahje nga Departamenti Federal i Punëve të Jashtme të Zvicrës, dhe Ambasada Zvicerane në Prishtinë.