Konferenca përmbyllëse e projektit dhe lansimi punimit

30.11.2017

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D), lansoi punimin “Joaktiviteti i grave në tregun e punës: Faktorët që mbajnë gratë jashtë tregut të punës”. Sipas hulumtimit rezulton se 53.2% e grave të papunësuara janë deklaruar se nuk janë aktive në forcën e punës për shkak të detyrimeve familjare (kujdesi për fëmijët dhe kujdesi për të moshuarit). Në përgjithësi, pjesëmarrja e ulët e grave në fuqinë punëtore së bashku me normat e larta të papunësisë konsiderohen si arsyet kryesore përse gratë nuk janë aktive në fuqinë punëtore në Kosovë.

Hulumtimi ka treguar se arsyet sociale dhe shoqëror me rolet e përcaktuara gjinore janë arsyet kryesore për jo aktivizimin e grave në treg të punës. Shumica e të anketuarave mendojnë se shkak kryesor i jo aktivizimit të grave në tregun e punës është mentaliteti patriarkal në shoqërinë tonë.

#16days #16daysofactivisim

‘Aktiviteti mbështet në kuadër të Programit Angazhimi për Barazi – #E4E, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID dhe mbështetur nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – ATRC.’