Instituti Demokraci për Zhvillim lansoi një produkt të ri hulumtues

21.12.2012

Sot, Instituti Demokraci për Zhvillim lansoi një produkt të ri hulumtues, reagime në formë të memos. Reagimi i sotëm paraqet një analizë e shkurtër e modelit të dy Gjermanive. Ky model është diskutuar shkarazi dhe është eliminuar pa e analizuar atë sa duhet.

Gjithashtu mund të lexoni reagimin e kaluar për përdorimin e forcës së tepruar nga policia e Kosovës.

Reagimet të shpejta janë shkrime të shkurta të politikave publike me format të caktuar (në formë të memorandumi) që rekomandon autoriteteve veprime konkrete për një çështje aktuale. Reagimet janë dy faqe të gjata dhe kanë këtë përbërje: 1. Veprimi i rekomanduar, 2. Çështja, 3. Opsionet, 4. Zbatimi, dhe si memo i drejtohen zyrtarëve të caktuar me emër.

Demokraci për Zhvillim (D4D) është një institut hulumtues që është themeluar nga një grup analistësh me përvojë në punë hulumtuese dhe analiza të cilët janë bashkuar me besimin se demokracia është parakusht për zhvillim. Misioni i D4D-së është avancimi i proceseve të zhvillimit të politikave publike për të përshpejtuar zhvillimin socio-ekonomik të vendit dhe për të përforcuar kulturën demokratike në Kosovë.

Lansimi i punimeve është realizuar me përkrahjen e projektit “Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)”. Përmbajtja e punimeve është përgjegjësi e D4D-së dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i SCO-K-së apo KCSF-së.