Instituti D4D organizoi tryezë avokuese për pjesëmarrjen e grave në TMZ

29.09.2017

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) në bashkëpunim me Kolegjin Universum në Gjakovë, ka organizuar tryezën avokuese me kandidatët për kryetar komune në Gjakovë. Rritja e përfshirjes së grave në trupat menaxhuese zgjedhore (TMZ), ishte tema e diskutuar në këtë tryezë, gjatë së cilës kandidatja Mimoza Kusari nga Alternativa, Bekim Ermeni nga LDK dhe Edmond Dushi kandidat i AKR, shpalosen masat e ndërmarra nga subjektet e tyre politike, për përfshirjen e grave në TMZ. Gjatë kësaj tryeze u paraqiten të gjeturat dhe rekomandimet nga “Doracaku për barazi gjinore në procesin zgjedhor” që u adresohen subjekteve politike në rritjen e pjesëmarrjes së grave në të gjitha fazat e procesit zgjedhor dhe trupat menaxhuese zgjedhore.

Kjo tryezë u organizua në kuadër të projektit “Voto për Demokraci” përkrahur nga Ambasada Gjermane në Kosovë.