Instituti D4D organizoi takim ndërmjet të rinjve dhe kandidatëve për kryetar të Prishtinës

08.09.2017

Të rinjtë/rejat e Komunës së Prishtinës kanë mbajtur takime me kandidatët për kryetar të Komunës: Shpend Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje; Arban Abrashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës; Arbër Vllahiu nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë; Lirak Çelaj nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Shyqiri Bytyçi nga NISMA për Kosovën.

Gjatë këtyre takimeve të rinjtë/rejat kërkuan nga kandidatët që në planprogramet e tyre qeverisëse për Prishtinës të adresojnë çështjen e numrit të pamjaftueshëm të bursave komunale për studentë si dhe atyre të ju ofrohen hapësira të reja për lexim. Poashtu të rinjtë/rejat konsiderojnë të rëndësishme përkujdesjen ndaj mjedisit. Këtu duke filluar nga rritja e numrit të kontenjerëve në qytet dhe rritjen e hapësirave të gjelbërta. Respektimi i orarit nga ana e transportit publik shihet si parakusht për përdorjen e tij që do të mundësonte mbrojtjen e ajrit nga makinat.

Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit që përkrahet nga National Endowment for Democracy.

 

Shfleto galerinë duke tërhequr fotografinë nga e djathta.